Gjatë 12 orëve të fundit në vend janë raportuar 18 vatra zjarri, ndërsa 5 prej tyre mbeten ende aktive dhe 3 zona vijojnë të monitorohen, sipas bilancit mw tw fundit tw kwsaj tw hwne të Mbrojtjes Civile.

Në operacionet për përballimin e zjarreve janë angazhuar 32 automjete zjarrfikëse, 298 forca operacionale, 133 efektivë të Forcave të Armatosura me 10 mjete, si edhe 4 helikopterë të Forcës Ajrore.

Sipas njoftimit, zjarretMallakastër, Patos, Kurbin, Kavajë dhe Klos janë shuar plotësisht, ndërsa zonat vijojnë të mbahen në monitorim.

Situata mbetet më problematike në Krujë, ku operacioni vazhdon në zonat Abazaj dhe Krastë–Halil. Në terren ndodhen forca të shumta, ndërsa nga ajri po operojnë tre helikopterë, me fokus mbrojtjen e banesave.

Ndërkohë, ndërhyrja vijon edhe në Priskë të Madhe, Nemëçkë dhe Goraj–Budishë, ku sipas Mbrojtjes Civile nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Strukturat e Mbrojtjes Civile bëjnë të ditur se operacionet dhe monitorimi do të vijojnë deri në neutralizimin e plotë të të gjitha vatrave të zjarrit.


Lajmi kryesor:

Krujë/ Përhapet zjarri në Krastë, flakët rrezikojnë depot e eksplozivit në Zidoll dhe 'Albanopolis-in'! Nën mbikqyrje linja 110 kilovolt dhe ajo e interkonjeksionit (VIDEO)