COVID-19 ka shënuar ditën e sotme viktimën më të re në vend që nga nisja e pandemisë. Ditën e sotme ka humbur jetën një fëmijë 5 vjeç, nga Saranda, i cili është edhe fëmija e parë në vend që humb jetën nga koronavirusi.
5-vjeçari vuante nga bronkopneumonia që dobën mushkritë. Ai ishte i infektuar prej ditësh dhe fillimisht ishte shtruar në spitalin e Sarandës, por me përkeqësimin e gjendjes së tij, më 18 tetor është dërguar drejt Spitalit të Pediatrisë në Tiranë, por nuk ka mundur dot t’i mbijetojë virusit vdekjeprurëse.
Pak ditë më parë Komiteti i Ekspertëve ka pranuar propozimet e Komitetit të Imunizimit, duke vendosur lejimin e aplikimit të dozës së tretë të vaksinës për personat mbi 60-vjeç. Kjo dozë do të injektohet jo më herët se 6 muaj pas dozës së dytë dhe do të fillojë të aplikohet nga data 1 nëntor. Po ashtu Komiteti Teknik i Ekspertëve komunikoi vendimin për të lejuar edhe vaksinimin e fëmijëve mbi 16-vjeç, me konsensusin e prindërve dhe atyre 12-15 vjeç që vuajnë nga sëmundje dhe imuniteti i dobët, por me rekomandimin e mjekut.
Lajmi kryesor: