E RËNDË/ Rumani, vdes në aksident polici shqiptar dhe bashkëshortja e tij (FOTO+DETAJE)

E RËNDË/ Rumani, vdes në aksident polici shqiptar dhe bashkëshortja e tij (FOTO+DETAJE)

Oficeri Ervin Dervina me rreth të kuq

RUMANI- Një aksident tragjik është regjistuar mesditën e sotme, si pasojë ka humbur jetën Ervin Dervina, Oficer i Kontaktit i Shqipërisë pranë Qendrës për Forcimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC), si dhe bashkëshortja e tij, shtetase rumune.

Ngjarja është regjistruar në rrugën kombëtare Brâncoveneşti- Suseni, ku kanë mbetur të lënduar edhe katër persona të tjerë. Siç shkruajnë mediat rumune, Dervina me origjinë nga Elbasani,  ishte duke udhëtuar me një makinë me targa dimplomatike të Ambasadës Shqiptare, kur u përplas me një kamion mallrash.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht ngë Policia e Shtetit.

"Policia e Shtetit shpreh dhimbjen dhe solidaritetin për familjarët e 41-vjeçarit dhe bashkëshortes, për humbjen e papritur dhe të parakohshme të të afërmve të tyre, si dhe është e angazhuar maksimalisht dhe në bashkëpunim të vazhdueshëm me autoritetet rumune për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit", thuhet në një njoftim të Policisë së Shtetit", shkruhet në njoftim.

Nga përplasja kamioni është kthyer përmbys, e ndërsa mjeti me targa diplomatike doli nga rruga. Kjo shkaktoi trafik të rënduar në zonë duke e lënë të bllokuar të dyja anët e rrugës për disa orë.

Ervin Dervina ishte me origjinë nga qyteti i Elbasanit, djali i dy mësuesve të nderuar në Elbasan. Dervina punonte si oficer kontakti në Rumani prej 10 vitesh.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Profesori: 20/02/2020 13:52

    Te qofte dheu i lehte o Ervin Miraku!

    Përgjigju
  • Hasani: 23/05/2019 11:17

    E rende iken ne moshe fare te re ngushullime te dy familjeve qe humben te dashurit e tyre u prefshin ne parajse zoti u dhente force dhe kurajo qe ta perballojne kete fatkeqesi

    Përgjigju
  • mesuesja: 23/05/2019 08:25

    Te qofte dheu i lehte Erivin. Ngushellime prinderve te tu te mrekullueshem dhe motres tende.

    Përgjigju
    • rudi: 27/05/2019 18:48

      Ngushellime profesorit tim Platon Miraku per humbjen e drites se syve te tij, djalit te tij te vetem. Nuk ka njerez me te mire dhe me punetore ne Elbasan sesa familja e te ndjerit. Ngushellime familjes. Zoti merr gjithmone prane vetes me te miret. Ishte djale i shkelqyer ne shkolle, ne karriere dhe ne maredhenie me te tjeret. Tamam elbasanlli babaxhan. Qofte i lehte dheu.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat