E rëndë në Indi/ Vëllai në bashkëpunim me nënën i pret kokën motrës shtatzënë, sepse s'ishin dakord për lidhjen e saj me një djalë të varfër

E rëndë në Indi/ Vëllai në bashkëpunim me nënën i pret kokën motrës shtatzënë, sepse s'ishin dakord për lidhjen e saj me një djalë të varfër

INDI- Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Indi, ku vëllai në bashkëpunim me nënën i ka prerë kokën motrës që ishte shtatzënë dhe madje dyshohet se në fund ka bërë edhe një selfie. Nga sa mësohet e gjithë ngjarja ka ndodhur sepse vajza është lidhur pa pëlqimin e famijes dhe ishte larguar nga shtëpia pasi nuk ia pranonin dashurinë e saj sepse burri ishte më i varfër se ajo.

Vajza nuk fliste prej kohësh me familjen, por së fundmi akujt në marrëdhënie ishin thyer dhe para një jave kishin filluar që të komunikonin. Ajo ka qenë duke i bërë çaj nënës dhe vëllait, kur ky i fundit mori draprin dhe ia preu kokën. Më pas, ai së bashku me nënën janë dorëzuar në polici, pas kësaj "vrasje për nder".

Ekspertët ngrenë alarmin në Indi se vrasjet për nder sa vijnë dhe po rriten duke iu referuar nocioneve të vjetra të traditës dhe nderit të familjes, të cilat janë ende të rrënjosura thellë në shumë pjesë të shoqërisë indiane.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Përpjekjet për të justifikuar 'marrëveshjen' që shuajti revolucionin

Mero Baze: Përpjekjet për të justifikuar 'marrëveshjen' që shuajti revolucionin