E shara e bën njeriun dhe mendjen e tij të xhirojë në vend

E shara e bën njeriun dhe mendjen e tij të xhirojë në vend

Kudo dëgjohen vetëm të shara, madje edhe shkruhen, në gazeta, në TV, në rrugë, në shkolla, në institucione dhe më e keqja e të këqijave edhe në shtëpi. Ne gjithë kohën jemi duke sharë. Po a na shkon në mëndje se e shara është kulmi i pafuqisë dhe paaftësisë për të menduar? E shara është produkt i kompleksit të thellë të inferioritetit, që e ka zanafillën në fëmijëri, siç thonë shkencëtarët dhe është një sjellje shumë e dëmshme, si në planin individual po ashtu edhe në planin social.

E shara dëmton nivelin gjuhësorë dhe shpirtëror të njeriut, sepse çfuqizon fjalën si nxitëse e mendimit, si dhe vret vetinë creative të mëndjes. Kështu, padashur pengon cilësinë e njeriut, për të menduar. Sharja jo vetëm nuk ndryshon apo më saktë, nuk është një mënyrë të sjelluri, që përmirëson ndonjë gjë, pasi të gjithë zemërohen dhe inatosen kur thonë apo dëgjojnë të shara dhe njerëzit bëhen vetëm të huaj dhe të zemëruar me njëri tjetrin, duke filluar nga prindërit me fëmijët. E shara e bën njeriun dhe mëndjen e tij të xhirojë në vend.

Njerëzit, që shajnë, që ofendojnë nuk e kanë të zhvilluar menaxhimin e vetes nëpërmjet mëndjes dhe të menduarit. Ky kontigjent nuk ka arritur të bëhet zot i vetes së tijë, që të mos reagojë kur nuk i pëlqen sjellja apo të metat e tjetrit, por kur ndihet gati. natyrisht pa sharje dhe fyerje. Prindër, të rritur, duhet ti edukojmë fëmijët tanë, që të mos mbeten peng i turbullirave emocionale dhe të shajnë edhe ata. Të rritur, prindër, edukatorë, mësues dhe kushdo qoftë, kontrolloni fjalët dhe sjelljet tuaja. Fëmijët, dashur padashur, përsëritin sjelljet e prindërve të tyre dhe të rriturve të tjerë, që janë në kontakt, prandaj kujdes. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia