TIRANË - E ndërsa Arben Imami pritet të përballet me drejtësinë për shpërdorim detyre dhe abuzim me fondet publike gjatë kohës që ai drejtonte Ministrinë e Mbrojties, një vendim i dhënë nga Gjykata e Tiranës hedh poshtë shkarkimin e Gjeneral Abaz Lleshit, nga ish-ministri Imami.

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesë padinë e gjeneral Abaz Lleshit, i cili kërkoi nga gjykata shfuqizimin e urdhërit numër 1092 i datës 27 maj 2013, të Ministrit të Mbrojtjes “Për zbatimin e dekretit numër 8188 datë 21 maj 2013, të Presidentit të Republikës për lirimin nga detyra dhe dalje në lirim', të Gjeneralit Abaz Lleshi.

Së bashku me Lleshin në muajin maj u shkarkuan dhe dy gjeneralët, Sandër Lleshi dhe Dhori Spirollari, dhe tre gjeneralët e argumentuan shkarkimine tyre si një hakmarrje të Imamit, pasi dretjuesit e ushtrisë akuzuan Ministrin e Mbrojtjes, publikisht për abuzime me fonde në institucionin e Mbrojtjes.

Për Sandër Lleshin dhe Dhori Spirollarin vendimet e Gjykatës së Tiranës pritet të zbardhen më datë 6 dhe 12 dhjetor. Vendimi i dhënë për gjeneral Abaz Lleshin nga gjykatësja Enkelejda Metaliaj vjen në një moment kur ish-Ministri i Mbrojtjes është kallëzuar penalisht në prokurori nga ministrja aktuale e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, pikërisht për abuzime me fondet publike.

abaz leshi

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)