E shkuar e harruar, Ledri Vula darkon me prindërit e Dua Lipas/ FOTO

E shkuar e harruar, Ledri Vula darkon me prindërit e Dua Lipas/ FOTO

Ledri Vula dhe Dua Lipa

Thuhet se këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe reperi Ledri Vula kanë qenë në një marrëdhënie dashurore para se ajo të kishte famën që ka sot. Mirëpo çdo gjë është lënë në të kaluarën dhe ata ruajnë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin dhe jo vetëm, por edhe me familjet përkatëse.

Reperi Ledri Vula duket se ruan raporte shumë të mira me prindërit e Dua dhe këtë e ka vërtetuar mbrëmjen e djeshme me anë të disa fotove të postuara nga vetë këngëtari ku shihen duke darkuar.

Së bashku me të është dhe producenti i njohur Faton Shoshi, dhe thuhet se darka ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit. Nuk e dimë ende nëse mes dy këngëtarëve mund të lindë një bashkëpunim por dihet që ata të dy do të jenë pjesë e festivalit ‘Sunny Hill’ i cili do të organizohet nga babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa.

Ledri Vula dhe Dukagjin Lipa

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë