"E shkuara, e tashmja dhe e ardhmja e një trashëgimie" titullohej aktiviteti i zhvilluar sot në Pallatin e Brigadave, i cili në formën e një konference solli diskutime mbi historinë, gjendjen e tanishme fizike dhe potencialin e Pallatit të Brigadave nga të pranishmit si, profesorë dhe kërkues shkencorë nga universitete të Italisë dhe Shqipërisë, si dhe të "Centro Nazionale della Ricerca" (Qendra Kombëtare e Kërkimit).
Gjatë aktivitetit të organizuar nga Ministria e Kulturës, Instituti i Monumenteve të Kulturës, në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Tiranë, Institutin Italian të Kulturës dhe Fondacionin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, u paraqitën rezultatet e një hulumtimi shkencor të kryer kohët e fundit në diagnostikimin dhe analizën e kësaj trashëgimie unike në vendin tonë.
Pallati i Brigadave
Pas një prezantimi mbi të dhënat historike dhe arkitektonike të Pallatit te Brigadave, subjekt i konferencës dhe diskutimeve ishin edhe ndërhyrjet afatshkurtër dhe afatgjatë lidhur me restaurimin dhe ruajtjen që do të duhet të kryhet.
Aparaturat e avancuara teknologjike të përdorura për herë të parë në Shqipëri gjatë këtij hulumtimi të rëndësishëm shkencor për statusin fizik të monumentit treguan për pjesë të degraduara të Pallatit, të cilët nuk kanë rezistuar ndaj viteve dhe kushteve të motit.
Pallati i Brigadave reflekton më së miri kontributin e veçantë dhe aftësinë e arkitektëve italianë që punuan në Shqipëri në vitet 1930-1940 për projektimin dhe realizimin e saj. "Kjo godinë mbreslënëse, e projektuar nga Giulio Bertè si "Vila Mbretërore" e monarkut të Shqipërisë, Ahmet Zogu në 1936, më pas, e kompletuar në mënyrë përfundimtare në 1939 - 41 nga Gherardo Bosio dhe që në ditet tona njihet si "Pallati i Brigadave", kërkon me domosdoshmëri një rivlerësim të menjëhershëm dhe një rivitalizim të potencialit të madh që fsheh përbrenda e përreth saj pas kaq vitesh konservimi", jane shprehur drejtues e specialiste Ministria e Kulturës.
/atsh/
/Shqiptarja.com