TIRANE - E shoqja e Asllan Patriotit, të cilin Gjykata e Tiranës e la në burg, deklaroi sot se burri i saj është komplete i pafajshëm. Për këtë, Silvia Patrioti kërkoi që i shoqi të lirohej nga drejtësia, duke këmbëngulur se është i pafajshëm.

“Nuk e njohim denoncuesin. Lajmin e arrestimit të bashkëshortit tim e mora vesh nga televizori. Burri im luftoi për një të drejtë. Nuk është mashtrues si po flet qeveria, është arrestuar në mënyrë të mistershme. Kërkoj lirimin e burrit tim. Po lufton për një çështje shumë të drejtë, ju lutem t’i heqin akuzat. Nuk është e vërtetë që burri im është mashtrues. Ju lutem të më nidhmoni”- tha Silvia Patrioti, bashkëshortja rumune e Asllan Patriotit.

Policia thotë se një shtetas italian, Massimiliano Nicolini denoncoi për vjedhje Asllan Patriotin, ndërkohë që ish të përndjekurit politikë thonë se arrestimi i tij ka motiv të pastër politik dhe ka lidhje me grevën e urisë e cila po zhvillohet në çadrën e ngritur te “Komuna e Parisit”.

(sg/shqiptarja.com)