Një 39-vjeçare, shtetase greke, e shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar ditën e sotme në Vlorë. Në pranga ka rënë Athanasia Kyriakou, banuese në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë, pasi Gjykata e Larisës në Greqi e ka dënuar me 2 vite burg për mashtrim në mars të vitit 2017.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Athinën, vijon procedurat për ekstradimin e saj drejt Greqisë.
"Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Vihet në pranga një shtetase greke e shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Mashtrimi”.
Arrestimi provizor i saj u bë nga strukturat e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, me qëllim ekstradimi drejt Greqisë.
Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, është bërë i mundur lokalizimi dhe arrestimi provizor i shtetases greke Athanasia Kyriakou, 39 vjeçe, banuese në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë.
Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Athina, pasi Gjykata e Larisës, Greqi, me vendimin e datës 06.03.2017, e ka dënuar me 2 vjet burg, për veprën penale “Mashtrimi", parashikuar nga Kodi Penal grek", njofton policia.
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
29.8%
-
Keq
48.8%
-
Nuk e di
21.4%
Vota total: 84
Lajme të tjera
-
Gjipe/ Po ndërtonin 4 beach bar-e pa leje, arrestohet një person, në kërkim 3 të tjerë
25 Prill, 16:24
-
Hani i Hotit/ I dënuar me 4 vite burg nga drejtësia polake, kapet 61-vjeçari me qëllim ekstradimin (EMRI)
25 Prill, 15:29
-
I gëzohet amnistisë vetëm pak orë, Sokol Sinomati i njohur si 'Buzëderri' la qelinë në Fushë-Krujë dhe u arrestua sapo u fut në Vlorë
25 Prill, 12:23
-
Amnistia penale/ EMRAT e të dënuarve që u liruan nga burgu i Vlorës
25 Prill, 11:33
-
Delvinë/ Autobusi dhe një furgon digjen gjatë natës, shkrumbohen nga flakët
25 Prill, 11:06
-
Të dënuar për trafik drogë e grup kriminal, 2 të ekstraduar në Itali
25 Prill, 09:59
-
Në kërkim për vrasje, ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar 34-vjeçari
25 Prill, 09:53
-
Gjykata e Lartë greke ndalon garimin e partisë së ekstremit të djathtë, 'Spartanët', në zgjedhjet europiane
24 Prill, 22:31
-
Meta në Vlorë: ‘Nëndetësja 105’ është kthyer në bazë, Sazani do jetë aty ka qenë jetë e mot
24 Prill, 14:56
-
'Mbylle gojën plehrë, të ** nënën', plas grushti në Parlamentin grek, deputeti i pavarur godet ligjvënësin e ekstremit të djathtë (FOTO)
24 Prill, 13:15
-
FOTO+VIDEO/ Pluhuri afrikan ‘pushton’ Athinën dhe qytetet e tjera, qielli i kuq! Mjegulla ‘zhduk’ Akropolin
24 Prill, 12:18
-
Basketboll femra/ Tirana mund Flamurtarin në finalen e parë
24 Prill, 12:12