Basha betohet për Kishën e Laçit nga Kurbini: Rama pas hekurave, ne duhet të hapim negociatat (VIDEO)

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e sotme ka shkuar në qytetin e Kurbinit në kuadër të takimeve me qytetarët dhe ftesat për pjesëmarrje në protestën e radhës të thirrur nga opozita.

Në Kurbin Basha është pritur nga qindra simpatizantë ku me flamuj në duar dhe me flakadanë kanë takuar atë.

Gjatë fjalës së tij kreu i opozitës ka komentuar edhe progres-raportin që mori Shqipëria për hapjen e negociateve, ku sipas tij fajin që Shqipëria ka tre vite që nuk i hapen negociatat e ka kryeministri, Edi Rama.

Basha në një moment ka ashpërsuar edhe tonet para kurbinasve ku është betuar në Kishën e Laçit që kryeministri Rama, ministrja Balluku dhe ish-ministri Damian Gjiknuri do të përfundojnë në burg për aksin e rrugës Milot-Balldren. Kreu i opozitës pretendon se në këtë aks janë kryer vjedhje.

Kreu i opozitës nuk ka lënë pa komentuar edhe zgjedhjet lokale. Ai thotë se në Bashkinë e Lezhës do të kandidojë Pjerin Ndreu ku sipas Bashës ai duhet të ishte në burg për shitblerje votash në Dibër.

Basha në fund të takimit ka ftuar të gjithë kurbinasit në protestën e së dielës ku ka thënë se fundi Ramës do ti vijë nga ata.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:52
Basha për raport-progresin: Rama përgjegjës për shtyrjen e negociatat, ne duhet t'i hapim

Basha ka deklaruar nga Kurbini se Shqipërisë do ti refuzohet hapja e negociatave. Sipas Bashës përgjegjës për këtë është kryeministri Rama.

"Ai refuzon ti hapë rrugë për hapjen e negociatave. Ka vetëm një përgjegjës që e shtyn tash tre vjet për Shqipërinë si gjithë Europa. Ky është ai që vë interesat e tij para shqiptarëve. Ai ka vendosur kundër shqiptarëve kundër lirisë së shqiptarëve. Asgjë nuk na e heq fokusin e kësaj beteje. Asnjë vend pune nuk do hapet nga Rama. Kjo është beteja, zgjedhje  të lira e të ndershme. Largimi sa më parë i Edi Ramës. Prandaj jemi bashkë. Unë e kam zemrën plotë. Këtë betejë e luftojmë edhe për socialistët. Do të çlirojmë partinë tuaj nga krimi. Shqipërinë nga krimi. Kjo është beteja."  ka deklaruar kreu i opozitës.

"Ora e tij ka marrë fund. Nuk ka forcë mbi tokë që ta kthejë këtë urë mbrapsht. Tentativa kriminale Nuk pranon Europa të hap negociatat me një Kryeministër që është kapur duke vjedhur votat, dhe duke vjedhur milionat. Duhet të kalojë në Paris në Berlin dhe kudo ku standardet europiane janë Bibla dhe Kurani i qeverive. Nuk kalon dot Rama testin e Berlinit. Ne duhet patjetër ti japim rrugë Europiane vendit. Ne duhet  ti hapim negociatat. Ndaj duhet që një orë e më parë ti japim fund kësaj marrëzie" " ka deklarua më pas Basha.

Ora 17:45
'Nuk do të kalojnë në Lezhë pa kaluar në Kubrin', Basha: Pjerin Ndreu është për burg


Basha para kurbinasve ka thënë se kandidati i PS, Pjerin Ndreu për bashkinë e Lezhës duhej të ishte në burg për shitjblerje votash në Dibër.

"Me demek do të prezantojë kandidatin në Lezhë por ai duhet të ishte në burg për blerje votash në Dibër. Nuk shkohet në Lezhë pa kaluar në Kurbin. Ka njoftuar se të shtunën, në procesin fals e kriminal zgjedhor, do të prezantojë kandidatin fals në Lezhë, njeriun që sot duhet të ishte në burg për shitblerjen e votave në Dibër.

Dosjen e shitblerjes së votave në Dibër e ka kyçur, por të vërtetën nuk e kyç dot as Edi Rama e as Pjerin Ndreu. Duhet të ishte në burg për shitblerjen e votive në Dibër, sepse është kapur si pjesë e organizatës kriminale me dosjen 184. Tani në vend që të ishte para drejtësisë, Edi Rama  do ta sjellë kandidatin për burg dhe ta bëjë kandidat për kryetar bashkie.

A mund ta pranoni ju këtë? A mund ta pranojë Lezha këtë? Dëgjoje mirë Edi Rama!  Dëgjoje mirë Pjerin Ndreu!  Dëgjoje Kurbinin, se nuk shkohet në Lezhë pa kaluar në Kurbin." ka thënë Basha.

Ora 17:41
Basha: Betohem në Kishën e Laçit se Ramën do t'a fusim në burg për rrugën Milot-Balldren

Basha nga Kurbini ka folur me tone të ashpra para qytetarëve që po takon. Ai është betuar në Kishin e Laçit duke thënë se Rama dhe ministrja Balluku do të përfundojnë në burg për aksin Milot-Balldre.

"Mirënjohjen nuk mund ta them me fjalë për këtë pritje që më keni bërë. Keni qenë dhe jeni balli i vlerave në betejën tonë. Jeni kocka dhe palca e shqiptarëve. Keni qenë tmerri i tiranisë. Edhe kur flaka e lirisë lëkundej nga krimi e korrupsioni ju ndenjët të fortë. E di mirë Edi Rama se sado me gjuhën e përçarjes krahinore dhe friken e tij, por nga Kurbini do ti vijë fundi pushtetit kriminal. Regjiimit më të keq që ka njohur Shqipëria. Nuk mund të jetojmë me dhunimin, me korrupsionin me vjedhjet për të pasuruar një hajdut me nam e me vulë. Vetëm pak km prej këtej po planifikohet një hajdutëri që ja kalon edhe hajnisë kriminale tek Unaza e Re. Tani Milot-Balldren 260 milion euro për 17 km. Hajdut i tillë nuk ka njohur Europa. Shohin vetëm vendet ku populli ka ulur kokën. Po ne s'jemi ai lloj vendi. Dua tu them cdo banke shqiptare mos guxo asnjë lopatë të vetme dheu pasi dheu do të varros këtë kontratë. Edi Rama, Belinda Balluku, Damian Gjiknuari. Betohem para Kishës së Laçit ju presin hekurat. Hajdutëria nuk do të lejojmë. ANK e KNA thirrin mendjen do tju konfiskojmë çdo qindarkë. Do tju trajtojmë si bandë të organizuar se nuk i leni gjë krimit të organizuar. Harrojeni ju se do ti lëmë njerëzit pa shkollë. Qindarkë për qindarkë do t'jua marrim dhe do kalbeni në burg. Ndaj tërhiquni oligarkë ju të babzitur. Nuk e mbani do të gjallë kufomën e tij. Fundi i Tiranisë ka ardhur." ka thënë Basha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Koli: 31/05/2019 06:28

    O Basha, keto gjera tregojne nivel te ulet nen mesatare. Po kush te voton ty ...

    Përgjigju
  • Elbasanlliu bythshpuar: 31/05/2019 01:17

    Po ku ke fe ti mar i pa fe

    Përgjigju
  • Toni: 31/05/2019 00:05

    Pu pu pu iku fare ky...

    Përgjigju
  • ERP: 30/05/2019 21:43

    Ky na kujton budallenj komplet. Duhet nje demostrim force, populli te dale be shesh pro reformes ne drejtesi.

    Përgjigju
  • Vlonjati: 30/05/2019 21:40

    Te zent ne koke ai betim. Qe beni cdo poshtersi per te mar dy vota me shum e per te shpetuar kariget tuaja. Ne burge te takon ty te vesh i pari per 200 milion euro te vjedhura. Per 4 te vrare dhe per detin qe i fale grekut. Kur do nis punen spaku te filloj nga ty te parin

    Përgjigju
  • CaBone: 30/05/2019 21:04

    Lule qenke kthyer ne buce histerike, si ka mundsi? Apo edhe ty te kan ren baterit e vibratorit hahahahahah.

    Përgjigju
  • sula: 30/05/2019 20:20

    Lul po pse betohesh ke kisha Lacit se ti je myslimon dhe i bi me u betu nxhami.Ene nji theter mur Ramen do e rrasesh mren po vet kur do shkosh nRec se ke tre dosje tmdhoja.Lul nuk ke me oas kohe se gjith mren di hyni majtas djathtas kush e ka vjedh ket popull.Ke marr fun Lulo na mir ik e le noji tri

    Përgjigju
  • Shytani: 30/05/2019 18:56

    Ai thote e do Shqiperin si gjith europa vini re nje gje ne Europe zoteri te gjith vejn ripin e sigurimit ku e ke ti rripin e sigurimit,

    Përgjigju
  • Rexhep hajdar Leka: 30/05/2019 18:09

    O lyl shal ngjitmi po ti je idjot i ler. Po ty dhe Gjuzi të kërkoi dipllomën pse se nxjer dipllomën. Po ti që do fusësh Ramën në burg je prokuror apo gjykatës? Po a e kupton ti se sa idjot je me kto fjal që flet ti. Ti i quan Shqiptarët për budallenj. Me që ti je idjot e beson se gjith të tjerët jan idjot. TI KE MBARUAR SI FIGUR JE FIGUR E DJEGME PO SI IDJOT QË JE SE KUPTON.

    Përgjigju
  • Xxx: 30/05/2019 18:07

    Ky ka ikur per lesh njehere e luan si islamist i flakte njehere si i krishter i flakte. Po ku ke FE ti more i pa udhe...

    Përgjigju
  • TONI TIRANE: 30/05/2019 18:04

    NUk duam keta te hapen negociatat, shpellare te qelbur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale