Gjashtë fëmijë në Indi e kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve të qenve, transmeton Anadolu Agency (AA). Zyrtari policor, Anand Kulkarni tha se në rajonin Sitapur të provincës Uttar Pradesh gjatë javës së kaluar brenda 5 ditëve e kanë humbur jetën 6 fëmijë të cilët janë sulmuar nga qentë dhe se dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Kulkarni thotë se shumica e sulmeve kanë ndodhur përderisa fëmijët shkonin në tualetët që ndodhen jashtë shtëpive të tyre. Zyrtarët njoftojnë se që nga muaji nëntor i vitit të kaluar e deri më tani 12 fëmijë të moshës 5-12 vjeçare kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve të qenve.

Ende nuk ka informacione lidhur me numrin e qenve nga të cilët janë sulmuar fëmijët. Qytetarët e rajonit theksojnë se janë tejet të shqetësuar nga qentë e shumtë endacak dhe se dyshojnë në lejimin e fëmijëve që të dalin jashtë.

Për shkak të sulmeve nga qentë, është rritur edhe mungesa e fëmijëve në shkolla. Zyrtarët paralajmërojnë familjet që t’i shoqërojnë fëmijët e tyre derisa shkojnë në shkollë.