ITALI- Në avion nuk pihet duhan, dhe këtë e dinë të gjithë. Një 46-vjeçar provoi ta thyente “pakëz” rregullën, gjatë fluturimit të Ryanair Bergamo-Alghero, por u zbulua dhe vetëm një cigare i kushtoi 2000 euro.
Duhanpirësi ishte mbyllur në tualetin e avionit për të konsumuar cigaren “pa u vënë re”. Në fakt alarmi anti-duhan nuk ishte aktivizuar por pak më vonë personeli në bord kishte gjetur bishtin e cigares. Gjithashtu për të identifikuar shkelësin nuk u desh shumë kohë.
Në këtë rast mediat italiane e kanë konsideruar me fat shkelësin e rregullave të fluturimit, pasi po për një cigare rrezikonte sanksion deri më 6 mijë euro.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com