VIDEO/ E trishtë! Bregdeti i Vlorës shndërrohet në ‘kosh plehrash’, Leli mbledh ekipin dhe ia nisin pastrimit

Në “kosh mbeturinash” është shndërruar bregdeti i Vlorës, në një kohë kur kryetari i Bashkisë Dritan Leli i është futur punës “me kokë" për pastrimin e ambienteve publike.

Karrige pa pronarë, shishe që i duhen 450 vite për t’u dekompozuar dhe solucione pastrimi boshë, kanë mbuluar rerën e bregdetit të Vlorës, pasi dallgët si sollën ato nga moti i keq.

Disa ditë më parë kryebashkiaku i Vlorës është “kapur” duke i hedhur soliucion rrugës për ta pastruar, ndërsa edhe ditën e sotme bashkë me ekipin e tij kanë mbledhur mbeturinat nga bregdeti i Vlorës, pas pamjeve dramatike të puyblikuara më herët.

Kryeministri Edi Rama ka nisur aksionin e pastrimit pikërisht në Vlorë, në Pyllin e Sodës, për ta shtrirë atë në të gjithë territorin shqiptar. Gjatë fjalës së tij ai nuk la pa thumbuar edhe Dritan Lelin duke thënë se në vend që Vlora të ishte model është kthyer në shembullin më të shëmtuar të abuzimit me mjedisin.

Pas këtij momenti Leli nisi “aksionin” tij në qytetet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:06
Bregdeti i ‘pushtuar’ nga mbeturinat, Leli del në terren me ekipin e pastrimit dhe ia nisin punës: Mos abuzoni me tokën, mos abuzoni me detin

Për fotografinë e bregdetit të Vlorës të “pushtuar” nga plehrat, ka reaguar kryetari i Bashkisë, Dritan Leli, i cili së bashku me ekipin e tij dolën për aksionin e radhës së pastrimit.

“Kushtet e motit nuk i kontrolloj dot”, ka shkruar ai, ndërsa theksoi se edhe pse njuë ditë pushimi ata kanë dalë të pastrojnë “ç’kishte nxjerrë deti gjatë natës”.

Duke iu drejtuar personave që abuzojnë dhe hedhin në det mbeturinat e tyre, ai shprehet se duhet të ndërgjegjësohet duke thënë se gjithçka kthehet sërish në tryezë përmes peshkut që hamë.

“Mos abuzoni me tokën, mos abuzoni me detin!”, shkruan ai në rrjetin e tij social Facebook, ku edhe ka postuar fotografitë e aksionit të pastrimit.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlore: 29/11/2021 13:54

    Jo vetem bregu por gjithe qyteti eshte kthyer ne kosh mbeturinash me kete njeri te pa afte e vet plehre si plehra qe kane per detyre te pastrojne.dje pasi u ngrit na kafja mori je tel drejtorin e pastrimit te derg puntore te pastronin bulevardin ne lungomare.erdhen pas 10 min puntoret kerkonin fshese neper lokale se skishin.koshat e mbeturinave kane qe me qofte Largun Shpetim qe sjane nderruar.para nje jave nderruan vetem ato neper rruge kryesore se neper lagje rrine koshat shtrire se srrine dotme kembe aq te vjeter jane.ky eshte Leli edhe Firma e pastrimit hotel Duka.

    Përgjigju
  • Kucioti: 29/11/2021 13:34

    Leli ka vdekur po s,tregon.Na i beri peshqesh i gjati kete legenin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia