FIER- Një tjetër mësuese e infektuar me COVID ka ndërruar jetë në Fier.

Bëhet fjalë për mësuesen Violeta Liçaj. Ajo ishte mësese në shkollën në shkollën 9 vjeçare "Liri Gero" prej më shumë se 40 vitesh.

Për ndarjen e saj nga jeta ka reaguar edhe ministrja e Arsimit Evis Kushi e cila shkruan se ajo ka qenë një mësuese model që ka shërbyer me përkushtim në punën e saj.

Deri më tani kanë humbur betejën nga COVID gjithsej 8 mësues, kurse 5 të tjerë ndodhen në spital dhe po marrin mjekin për ta mposhtur virusin.

 


Lajmi kryesor:

490 raste të reja me COVID dhe 7 viktima/ Rritet numri i testimeve, shkon mbi 2500! 10 policë dhe 10 avokatë humbin betejën me virusin! 280 efektivë të karantinuar


Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:04
Vdekja e mësueses nga COVID, Kushi: E përkushtuar prej 40 vjetësh! La pas dhimbje të thellë

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka reaguar për ndajren nga jeta të mësueses Violeta Liçaj në Fier.

Në një mesazh ngushëllues Kushi shkruan se mësuesja ishte një prind model dhe mësuese e përkushtuar prej 40 vjetësh, la pas dhimbje të thellë për të gjithë, për familjen e saj, kolegët dhe nxënësit saj.

"Është shumë e trishtë për mua që sërish të jap mesazhin e ngushëllimit për një tjetër jetë mësueseje. Mësuesja e vyer Violeta nga Fieri, një prind model dhe mësuese e përkushtuar prej 40 vjetësh, la pas dhimbje të thellë për të gjithë, për familjen e saj, kolegët dhe nxënësit saj.

Një hidhërim ky që duhet të na bëjë më të fortë, më të vëmendshëm dhe të kujdesshëm në zbatimin rigoroz të çdo mase të domosdoshme për ta luftuar këtë virus të pabesë. Ngushëllime të përzemërta për familjen dhe gjithë të njohurit e zysh Violetës", shkruan Kushi.