Pasditen e sotme, një mësuese në Ferizaj ka gjetur një portofol me 2030 euro. 43-vjeçarja ka bërë më pas një gjest qytetarie dhe ndershmërie duke e dorëzuar portofolin në komisariatin më të afërt të policisë.
Sipas njoftimit të policisë, meqenëse pronari i portofolit ende nuk ishte identifikuar, hetuesit e stacionit policor kanë dalë në vendin e ngjarjes për verifikimin e kamerave të sigurisë në atë zonë.
“Më pas, në stacionin policor është paraqitur qytetarja me inicialet L.K. (22-vjeçare) nga Ferizaj, me banim të përkohshëm në Gjermani, e cila ka raportuar humbjen e portofolit. Pas verifikimeve të kryera nga ana e policisë, pronares së ligjshme i janë kthyer portofoli dhe paratë; 2030.85 euro”, thuhet në njoftim.
Komente






