E trishtë në Lushnjë/ Infermierja ndahet nga jeta në moshën 29 vjeçare

E trishtë në Lushnjë/ Infermierja ndahet nga jeta në moshën 29 vjeçare

Infermierja, Xhuliana Seferi

Një infermiere nga Lushnja ka humbur jetën ditën e sotme. Xhuliana Seferi ka ndërruar jetë në moshën 29 vjeçare.

Nëpërmjet një njoftimi, Urdhri i Infermierit të Shqipërisë ka bërë me dije lajmin e trishtë për ndarjen e parakohshme nga jeta të infermieres e cila ushtronte profesionin e saj pranë Poliklinikës së Specialiteteve në Lushnjë.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë se është ndarë nga jeta në moshë shumë te re kolegia jonë Xhuliana Seferi. Znj. Seferi lindi në 30 Tetor 1993 në qytetin e Lushnjes. Studimet e larta i kreu pranë Universitetit Ismail Qemali, në degën Infermieri-Mami. Ka ushtruar profesionin e infermieres pranë Poliklinikës së Specialiteteve në Lushnje. Kolegët, miqtë dhe familjarët do të ruajnë kujtimet më të mira për Xhulianën e cila do të kujtohet për virtytet e larta njerëzore dhe intelektuale.

Urdhri i Infermierit të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve,miqëve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj për këtë humbje të pazëvendësueshme”-thuhet në njoftimin e publikuar.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë