E trishtë në Spanjë, tre tifozë të Sevillas humbasin jetën rrugës për në stadium

E trishtë në Spanjë, tre tifozë të Sevillas humbasin jetën rrugës për në stadium

Lojtarët e Sevillas

Atletico Madrid dhe Sevilla luajnë sot në 21:00 për çerekfinalet e Kupës së Mbretit. Tre tifozë të rinj të Sevillas humbën jetë rrugës për në Madrid, ku kishin siguruar një biletë për të qenë në stadium këtë mbrëmje.

Mediet në Spanjë bëjnë me dije se makina me të cilën po udhëtonin tre të rinjtë u përfshi në një aksident rrugor. Lajmi ka tronditur klubin e Sevillas, teksa është vendosur që dueli i sotëm të zhvillohet dhe lojtarët të mbajnë shirit të zi në krah.

Aksidenti në autostradë ishte masiv, teksa në 13 automjetete e përfshira në përplasje mbetën edhe 18 të plagosur, ku për fat të keq tre ndërruan jetë. Shkak për këtë u bë mjegulla e madhe në autostradë, çka bëri që përgjegjësit të mbyllnin rrugën në të dyja senset.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë