E trishtë/ Portieri 25-vjeçar ndërron jetë pasi pret penalltinë

E trishtë/ Portieri 25-vjeçar ndërron jetë pasi pret penalltinë

Arne Espil

Ngjarje e trishtë në futbollin belg. Portieri 25-vjeçar, Arne Espil ka ndërruar jetë pasi priti penalltinë. Skuadra e tij Winkel Sport po luante me Westrosebeck, në një duel në nivelin amator.

Espil priti penalltinë për skuadrën e tij dhe menjëherë u rrëzua në tokë. Skena ka alarmuar të pranishmit, me mjekët që i dhanë ndihmën e parë dhe e transportuan në spital. Megjithë përdorimin e defibrilatorit, portieri 25-vjeçar ndërroi jetë rrugës për në spital.

“Është një tragjedi dhe një tronditje për ne. Arne ka qenë në këtë klub gjithë jetën e tij. Ai ishte një djalë i mrekullueshëm, gjithmonë miqësor dhe i gatshëm për të ndihmuar. Është një goditje e madhe, së pari për familjen e tij, si dhe për të gjithë ne“, u shpreh Patrick Rothsart, drejtori sportiv i klubit.

Skenën tragjike e tregon edhe ndihmës trajneri i Winkel Sport, Dewerchin.

“Ishte një skenë e tmerrshme. Lojtarët bënë dush të gjithë së bashku pas incidentit dhe më pas u ulëm për të ngrënë. Më pas erdhi mesazhi se portieri ynë kishte vdekur. Ishte goditje jashtëzakonisht e rëndë", deklaroi ndihmës trajneri Dewerchin.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia