Rama: Opozita e donte martir Sahit Dollapin! Policinë e mirëkuptoj...dhe një episod nga 21 Janari

Kryeministri Edi Rama tha se shoqërimi nga policia i sekretarit organizativ të PD-së, Sahit Dollapi u shfrytëzua nga PD aq sa do të donin që ai të kishte rënë martir. Rama tha se puna e policisë ishte profesionale, pavarësisht një menaxhimi më të mirë që mund të kishte gjatë shoqërimit të Dollapit, sërish të mirëkuptueshëm sipas tij, në kushtet kur efektivët ishin gjithë kohës në rrezikun e bombave molotov që hidheshin ndaj tyre. Kreu i qeverisë kujtoi se si u soll policia e keqpërdorur nga policia e djathtë më 21 janar ku u vranë 4 protestues të pafajshëm dhe u plagosën mbi 130 persona. Solli edhe një episod me drejtuesin e një medie, që si shumë qytetarë kishin frikë edhe të shkonin për mjekim në spital, duke  kuruar jashtë vendit.

"Për shkak të histerisë së organizatorëve por edhe disa mediave me incidentin me një nga organizatorët kryesore të dhunës, më detyron tju kujtoj se kjo godinë përpara pak kohësh, në 2011-ën, nuk u qëllua me asnjë guriçkë dhe jo më me bomba dhe me zjarr. Dhe nga kjo godinë u urdhërua vrasja e 4 protestuesve të pafajshëm, u urdhërua shkrehja e karikatorëve të kallashnikovëve mbi protestuesit e paarmatosur, jo me armë, por me asnjë shishe benzinë, u plagosën mbi 40 persona me plumba vdekjeprurës, dhe pastaj u turr e gjithë trupa e keqpërdorur politikisht e FNSH dhe u fut deri tek kulla përballë, të ngjitet nëpër kate duke masakruar kë i doli përpara. Mbi 130 persona të dëmtuar fizikisht nga dhuna krejt e panevojshme në kushtet kur protesta kishte përfunduar. Kemi mbajtur njerëz nëpër shtëpi sepse ishin të trembur që të shkonin në spital. Një person që nuk dua t'ia sjell emrin, i përfshirë krejt pa lidhje nga ajo valë dhune, asokohe, pronar i një televizioni, një nga pronarët. ka shkuar jashtë shtetit, dhe është kuruar për brinjët e thyera me shpatull të nxjerrë. Ja kujtoj këtë të gjithë shqiptarëve, jo atyre që kanë vendosur të mos dëgjojnë por vetëm të flasin. çfarë u vjen për mbarë në funksion të dhunës, për arsyen e thjeshtë se, mund të kishte qenë padiskutim perfeksion i gjithë qëndrimi i policisë së shtetit me 7 orë sulme, nëse në ato 2-3 sekonda 2-3 policë nuk do kishin goditur me shkop gome dikë që i iku policisë me vrap. Dikush që ikën me vrap ka një arsye pse ikën me vrap. Në vende më të konsoliduar se ne, do ta kishte pësuar shumë me keq. Të jesh nën flakë për 7 orë nën uniformën e policisë së shtetit nuk është gjëja më e kollajshme dhe nuk janë kushtet optimale për të pasur qartësi në cdo moment. Mirëkuptoj edhe ata dy punonjës policie të cilët bënë një veprim të tepërt, por të tepërt duke e gjykuar ne nga ekrani. Turp më të madh, hipokrizi më të madhe, dhe përqeshje më të madhe me shqiptarët, në atë incident në aspektin teknik dhe etik të policisë, ta kthesh në histeri për të prodhuar se në 7 orë ishte policia e shtetit e gjithë asaj që pamë, nuk ka. Turp të gjithë atyre që bashkuan zërin e tyre me zërin histerik të organizatorëve që për pak sa nuk e thanë atë që nuk e thanë atë që u dukej në sy, vuajtja që si ka mundësi që nuk u bë martir zoti Dollapi", tha kreu i qeverisë.


Lajmi kryesor:

Rama mesazh Bashës: Asnjë shans të rrëzosh qeverinë legjitime! Meqë mendon për popullin, hajde në dialog


G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Bardhi takim me strukturat e PD në Divjakë, thirrje dhe për protestën e të martës në Tiranë: Fermerët kanë mjaftueshëm arsye!

Bardhi takim me strukturat e PD në Divjakë, thirrje dhe për protestën e të martës në Tiranë: Fermerët kanë mjaftueshëm arsye!