PRISHTINE- Zëvendëskryeministri i Parë, Behxhet Pacolli ka braktisur mbledhjen e Këshillit për Integrime Europiane, i indinjuar me vendin jodinjitoz, që kishte rezervuar për të organizatorja dhe udhëheqësja e këtij trupi, Presidentja e vendit Atifete Jahjaga.

Pacolli ishte lënë një karrige mbas kreut të LDK-së, Isa Mustafës dhe atij të AAK-së, Ramush Haradinajt, në fund të tavolinës dhe jo në krye. Ai është shfaqur nervoz dhe ka dalë nga salla, informojnë mediat.

Këshilltari i Pacollit, Jetlir Zymberaj, ka thënë për Express se ky ka qenë vendim i Zëvendëskryeministrit, pa dashur të bënte  komente te tjera.

(Fotoja e publikuar sot ne mediat kosovare, Behxhet Pacolli iken nga takimi)

(sg/shqiptarja.com)