E vërteta e Izraelit

E vërteta e Izraelit
TIRANE-Kryeministri i Shqipërisë pasi po hyn në vitin e shtatë të pushtetit të tij, më në fund kreu një vizitë në Izrael. Për nga rëndësia kjo mund të quhet vizita më e arrirë deri tani në 2 vitet e mandatit te dytë të z. Berisha. Gjithashtu kjo vizitë merr karakter historik për shkak se Kryeministri i fundit që kishte kryer nje vizitë zyrtare në Izrael, ka qenë Fatos Nano gjatë mandatit të tij 97-98. Presidentët Topi dhe Moisiu e kanë vizituar shtetin ebraik, por në okazione të tjera dhe jo vizita shtetërore zyrtare.

Kjo vizitë vjen pas një ngurrimi jo pak të gjatë mes Shqipërisë dhe Izraelit në marëdhënie mes tyre, kujtojmë këtu mungesën e përgjigjeve më shumë se një herë në ftesat përkatëse për të vizituar zyrtarisht këtë shtet edhe të ish ministrit të Jashtëm Meta dhe të ish-kreut të bashkisë së Tiranës Rama. Nga kjo pikëpamje
vizita mund të quhet e sukseshme dhe performance e lartë, duke pare edhe nivelin e lartë të pritjeve që iu bë Kryeministrit shqiptar.

Megjithatë vizita paraqet disa janë të medaljes dhe problematika. Përtej faktit që ne i rrëfejmë botës dhe vetes se kemi shpëtuar hebrenjtë në luftën e dytë botërore dhe se për këtë kemi fituar një pavion në Muzeun e Yad Vashemit, duhet që marëdhëniet të mos jenë më folklorike

dhe emozionale, por pragmatike dhe të prekshme.Duhet të cilësohen qartë fushat e bashkëpunimit konkret dhe të bëhen fakt i kryer rezultatet e këtij bashkëpunimi të ngushtë, që merr dhe trajtat e një aleance të qëndrueshme dhe afatgjatë. Ekonomia, industria, transporti dhe sidomos bujqësia janë fusha
ku Shqipëria ka shumë se c' përfiton nga Izraeli dhe nga biznesi izraelit. Kur ishte në Tiranë zv Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Lieberman, tha qartë se qeveria izraelite do të subvencjonojë dhe financojë cdo investim të përbashkët izraelito-shqiptare.
* * *
Nga pikëpamja politike Shqipëria dhe Izraeli nuk kanë ndonjë problem të pazgjidhur mes njëra-tjetrës. Të vetmet probleme të ndërsjellta që kemi është cështja e Palestinës dhe njohja e Kosovës nga ana e Izraelit. Duket se qëndrimi pragmatik dhe inteligjent i Shqipërisë për të mos u bërë palë në atë që u paraqit si konflikt diplomatiko- politik në OKB në shtator pas kërkesës së Palestinës për njohje të njëanshme të pavarësisë së saj, është vlerësuar shumë në Izrael. Kjo gjë ka bërë që dhe qëndrimi i Izraelit të shkojë drejt ndryshimeve të pozicioneve përsa i përket çështjes së Kosovës. Deri tani Izraeli nuk është shprehur kundër asnjëherë ndaj Pavarësisë së Kosovës.

Ka patur dhe ka kontakte të shumta të niveleve të dyta reciproke, mes Prishtinës dhe Tel Avivit. Tashmë duket se pas ndryshimeve rrenjësore të marëdhënieve gjatë 2011 me Shqipërisë dhe Izraelit, ky i fundit do të ndërrmarrë hapa konkretë drejt përfarmit të pozicioneve me Kosovën. Jo vetëm hapja e ambasadës izraelite në Tiranë do të intensifikojë marëdhëniet tona 2 palëshe, por kjo ambasadë do të jetë edhe ambasada nga Izraeli do të mbajë marëdhëniet zyrtare me Kosovën, e madje do të jetë dhe pararoja e hapjes së zyrës diplomatike izraelitenë Kosovë. Njohja formale do të vijojë në një pjesë të dytë të zhvillimit të marëdhënieve.
Në fund të fundit është e rëndësishme që akulli u thye dhe ne nuk kemi pse vëmë kusht në marëdhëniet me Izraelin njohjen e Kosovës, pasi këtë nuk e kemi bërë as në marëdhëniet tona me Beogradin.
* * *
Shqipëria duhet dhe mund të luajë një rol në rajonin e mesdheut. E ka bërë këtë gjë gjatë krizave në Ballkan dhe mund ta bëjë këtë edhe në Nismën e Unionit Mesdhetar, jo vetëm si vend anëtar i NATO-s, por edhe si vend me një përbërje multifetare për tu marrë shembull. Në Konceptin e Fundit Strategjik të NATO-s çështja e Mesdheut Jugor trajtohet me priritet të lartë dhe ne si vend anëtar i NATO-s mund ta japim një kontribut të tillë. Në cilësitë e një vendi mesdhetar, ne duhet ti mbështesim fort zërat e një anëtarësimi të mundshëm në NATO të Izraelit. Themelimi i bashkësisë shqiptare ebraike, në të ardhmen duhet të vijojë me njohjen e statusit të Komunitetit Fetar me anë të një marrëveshje me Shtetin, sikundër në rastin e bashkësive të mëdha tradicionale. Përfaqësimi me të treja besimet abrahamike në Shqipëri, na shton dhe forcon bashkëjetesën fetare, duke mos e shndërruar vetëm në një simbol, por në provë të mëtutjeshme të provuar, nga historia që nga koha e ebrenjve sefardikë në mesjetë.

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Është ndarë prej bashkëshortit? Françeska Murati tregon si qëndron e vërteta

Është ndarë prej bashkëshortit? Françeska Murati tregon si qëndron e vërteta