E vërteta e mëkateve të tua politike
‘italofilija dhe raporti me Zogun’

E vërteta e mëkateve të tua politike<br />‘italofilija dhe raporti me Zogun’
TIRANE - Letërkëmbimi i Mustafa Krujës me At Paulin Margjokajn është një skaner që i bëhet jetës poltiike e historike të Shqipërisë deri në vitet ’50. I përmbledhur në një vëllim ky letërkëmbim sapo u botua nga shtëpia botuese “Omsca-1” me titullin “KUVEND LETRASH ME MIQTË”, Vell. IV. Ky letërkëmbim siç e quan Eugjen Merlika në hyrje të librit është vëllimi “më i plotë e, ndoshta, më interesanti për lexuesin, mbasi paraqet një letërkëmbim mes dy personalitetesh krejt të ndryshëm nga mosha e nga formimi, por me një ndihmesë të çmuar në kulturën kombëtare që, nëpërmjet bisedës së tyre letërore, marrin në shqyrtim e ftillojnë ndodhí e tema të ndryshme të historisë shqiptare të gjysmës së parë të shekullit të shkuar.

Njëri ishte një protagonist i jetës politike, por edhe i asaj kulturore, njëri nga fi rmëtarët e Dokumentit të Pavarësisë, pjesëmarrës në shumicën e ngjarjeve që shënuan historinë e Shtetit shqiptar në tridhjetë vitet e para të qënies së tij. Tjetri ishte një frat françeskan, një ish mësues historie në liceun “Illyricum”, që e kishte bërë hulumtimin e kësaj lënde qëllimin kryesor të jetës së tij, krahas atij të shërbyesit të fesë.” Këta personazhe i ndante një ndryshim moshe prej njëzet vitesh, “por i bashkonte dëshira e studimit të thellë, dashurija për vendin e tyre, ngulmimi në kërkimin e së vërtetës historike, shpresa, e mbetur vetëm në kufi jtë e termit, për të parë një Shqipëri demokratike e dinjitoze”, shënon Eugjen merlika, nipi i mustafa krujës në hyrje të këtij libri.

Letërkëmbimi fi lloi një ditë prilli të vitit 1947, kur Atë Paulini, që jetonte në Bolzano, në një kuvend ku kryente detyrën e meshtarit, merr vesh se në Ortisei, një lokalitet turistik i Trentinos, një nga vëndet më të bukura të Italisë, banonte Mustafa Kruja, një emër i njohur i jetës shqiptare. Vendos t’i shkruajë për të vendosur një lidhje me të. Letra e fratit pukian e gjeti firmëtarin kruetan në një gjendje të vështirë shpirtërore “pa familje, por me uzdajë se nji ditë e shoh, veçse pa miq përgjithmonë”.

Shkrimi u botua në të përditshmen Shqiptarja.com (print), e lexoni të plotë në versionin online, duke klikuar mbi Linkun

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit