TIRANE - Emri i kryekomisarit të ekzekutuar një muaj e gjysmë më parë, tashmë figuron në Gjykatën e Tiranës. Jo si i paditur dhe as si paditës. Bashkëshortja e ish-Shefit të Komisariatit numër 6 në Tiranë, Dritan Lamaj, Anila, i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, ku kërkon një dëshmi trashëgimie.
Kërkesa e saj, e regjistruar me numër 11689, është bërë më datën 2 prill 2013. Anila Lamaj, siç bëhet e ditur dhe nga padia e saj, ajo kërkon lëshimin e një dëshmie trashgimie ligjore të bashkëshortit të saj, në këtë rast, trashgimëlënësi, Dritan Lamaj. Pas regjistrimit të çështjes, është hedhur edhe shorti, i cili i ka rënë gjyqtarit Artan Lazaj.
Duket se Anila Lamaj iu ka bërë parapritë shpejt problem të mundshme që mund të ndodhnin më vonë me trashgiminë e bashkëshortit të saj, tashmë të vrarë. Duke u përpjekur, që pasurinë e Lamajt, shtëpinë, makinën etj, t’i gëzojnë ajo dhe vajza e vetme e çiftit, ka zgjedhur t’i drejtohet gjykatës.
Dritan Lamaj, ish-Shefi i Komisariatit numër 6 në Tiranë, u ekzekutua pak metra larg shtëpisë, në makinën e tij, më 24 shkurt 2013. Lamaj u qëllua me 15 plumba kallashnikovi nga një person që ndodhej në sediljen e parë të një makine të BMË, e cila rezultoi e vjedhur në Durrës.
Policia deklaroi, se ish-Shefi i Komisariatit numër 6, i cili deri ishte transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, në sektorin e Policimit në Komunitet, është vrarë për shkak të detyrës.
Madje, brenda natës së 24 shkurtit, uniformat blu deklaruan, se autori i vrasjes është biznesmeni Arben Frroku, i cili u shpall menjëherë në kërkim ndërkombëtar. Motivet e ngjarjes u lidhen me konfliktet qe ka pasur Lamaj me Arben Frrokun, gjatë kohës që ai drejtonte komisariatin numër gjashtë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com