TIRANE- Zbardhja e së vërtetës së 2 prillit 1991 në Shkodër ku u vranë katër të rinj, mes të cilëve Arben Broci, edhe në këtë 24 vjetor vijon të trazojë ndjenjat e shqiptarëve, pasi mbetet ende e zhytyr në mister. Intervistat e njëpasnjëshme me protagonistin e kësaj ngjarjeje, Harris Murana dalin në konkluzionin që, sipas tij duhej të ishte bërë më shumë për të zbardhur detajet e kësaj ngjarjeje që ndikoi jo pak në drejtimin e tranzicionit shqiptar.
“Unë mendoj se, duhej të ishte punuar më shumë për zbardhjen e ngjarjes. Këtë e kam thënë gjithmonë, ndoshta...dikujt i vjen keq nga fjalët...”. Kjo intervistë është pesë vjet pas e ekspertit kriminalist, pjesë të hetimit të ngjarjeve të 2 prillit 1991, me gazetarin francez MichelSetbarn, të botuar në gazetën shtypin e Tiranës, me titullin “Protestuesit i vrau policia”, sepse “në trupin e një prej viktimave dhe parakrahun e një të plagosuri, u gjetën plumba të armëve që përdoren nga punonjës të policisë dhe ushtrisë”.
Dhe pikërisht ky i plagosur ishte i intervistuari Harris Murana. Konkluzioni i përket një eksperti të vetëm, aspak i argumentuar e profesional, dhe jo i grupit të hetimit pas përfundimit të gjithë veprimeve të kryera prej tij. Pasi kisha lexuar edhe botimin “Mëkatarët” të Av. Nafiz Bezhani, pjesën III, ku ngre dyshimet mbi veprimet hetimore të pa plota dhe të ndikuara nga politika, vendosa që opinionin tim ta shpreh në gazetat shqiptare, më 22 prill 2006, me titull “Vërtetë protestuesit i vrau policia”?!
Vrasje me snajper
Me kalimin e viteve, veç Harris Muranës, në media kanë shprehur dyshimet persona të tjerë, që kanë dijeni apo kanë mësuar për ngjarjen e 2 prillit 1991, të cilat në seancat gjyqësore të saj i paraqiti Avokati Nafiz Bezhani. Pa mëdyshje çka shpjegoi dëshmitari i ngjarjes së 2 prillit, Harris Murana, në intervistë dhe para trupit gjykues, autorët nuk duhej të kërkoheshin në pozicionet e trupave të policisë, të objektit të Komitetit të Partisë, por diku tjetër sikur është shprehur ai, se:
“Duke parë që nuk largoheshim vetëm me të shtënat në ajër, nxorën dy autoblinda në rrugë..., pjesa e mbetur e ushtarëve u fut brenda Komitetit të Partisë, dhe zunë pozicion tek holli i komitetit dhe prej aty qëlluan”. Këto momente i shpjegon dhe më qartë pas pyetjes së gazetares se: “Ata qëllonin drejtë turmës apo në ajër”?
-Tani, këtë e kam thënë dhe në dëshmi, kur është bërë gjyqi i 2 prillit ... Unë kam rezistuar shumë, që duhet të ketë pasur se s’bën snajper.
Pse del me këtë konkluzion? - pyet gazetarja.
-Gjithmonë kur kishte krisma me breshëri...nga holli i Komitetit të Partisë, nuk shihja...të binin përtokë. Në mes krismave të breshërive kishte krisma teke. Gjithmonë kur dëgjoheshin krisma teke...do të shihje që njerëzit të rrëzoheshin.
Pas pyetjes se nga vinin krismat, ai përgjigjet:
-Pozicioni im, plaga që kam marrë, hyrja dhe dalja e plumbit në krah, më jep përshtypjen që tek gjykata e vjetër, në taracë të saj...gjuanin njerëzit më aktivë.
Rastësi apo skenar
A ndodhën rastësisht ngjarjet e 2 prillit? Kursesi jo, sepse ato ishin mbarsur kohë më parë, ditë pas dite të dhjetorit 1990. Sistemi totalitar i zëvendësuar me sistemin shumë partiak, ndodhej në prag të ndry-shimeve të mëdha. Partia Demokratike edhe më shumë shtonte presionin ndaj Partisë së Punës, të dorëzonte pushtetin në zgjedhjet 31 marrsit 1991.
Pasi qeveria “Çarçani” u zëvendësua me të “Pajtimit Kombëtar”, protestat e studentëve u pasuan me të qytetarëve të Tiranës e rretheve të tjerë, për të rrëzuar në 20 shkurt monumentin e simbolit të Partisë së Punës, Enver Hoxhës. Një ditë më pas u pasuan me ato të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, për të hyrë në Bllokun e rrethuar nga forcat speciale të Gadës së Republikës. Në 22 deri 24 shkurt, synimi ishte për të përsëritur në Shkollën e Bashkuar, atë që ndodhi në 20 shkurt me monumentin e Enverit, kur në mbrëmje dhe në vende të ndryshme të rrugëve, përreth kësaj shkolle, nga autorë të paditur edhe sot, vriten katër persona.
Tashmë, PD dhe lideri i saj, mendonte zgjidhjen politike të pushtetit, të cilin midis të tjerash do ta përshpejtonte dhe garatonte me veprime ekstreme të partisë në pushtet, ta akuzonte si vrasëse të qytetarëve të saj dhe pas ndryshimeve politike. Në një mbrëmje të marsit 1991, në prag të zgjedhjeve, Partinë e Punës e akuzon si atentatore të rojes së selisë së Partisë Demokratike në rrugën e Kavajës.
Lideri i saj, duke dashur të sensibilizojë elektoratin dhe përfaqësitë diplomatike, dhe pse ekspertimi kimiko-balestik kriminalistik përcaktoi se, qitja ishte kryer me puqitje në mëngën e xhupit, ai e inskenoi si tentativë vrasje të policit roje, i cili i pajisur me vizë nga ajo mbrëmje nuk u kthye më në detyrë, por emigroi në një nga shtet fqinjë. Disa ditë pas u zhvilluan zgjedhjet, që u pasuan me viktimat e 2 prillit, që nuk u hetuan të zbardheshin autorët e vërtetë të tyre.
“Pasi lexova më thellë, shkruan Av. Nafiz Bezhani në “Mëkatarët”, botimi III, aty kur për fat të keq nuk ishte futur hetuesia ... , mungonte eksperimenti hetimor, që duhej të bëhej të paktën për vrasjen e Arben Brocit dhe Nazmi Kryeziut. U habita për këtë mungesë ... Një organizim i tillë i ekperimentit hetimor, do të tregonte saktësisht rrugën nga kishte ardhur plumbi vdekjeprurës, duke përcaktuar pistën e saktë të vazhdimit të hetimit.
Por hetuesia nuk e përfilli kërkesën time. Morra vesh se, ishte ndërhyrja e një politikani, i cili kishte mbetur i pakënaqur nga propozimi që kisha bërë ... Çelësi ka qenë pikërisht eksperimenti hetimor, që hetuesit nuk do t’i çonte në ndonjë derë ... , por në një dritare nga është qëlluar jo me kallashnikov, por me snajper. Pasi të ishte gjetur kjo dritare ishte lehtë, shumë lehtë për të ecur lirshëm në thellësi të ngjarjes."
Gjek Çelaj
Edhe më afër të vërtetës së vrasjeve të 2 prillit, na sjell oficeri drejtues i policisë Gjek Çelaj, i cili i ka ndjekur nga afër veprimet e forcave të rendit, një nga pesë të akuzuarit dhe të dënuarit për këto vrasje, episode që i ka përshkruar me mjaft profesionalizëm, në botimin me titull “Kush vrau më 2 prill”, ku midis të tjerash ka shkruar: “Nëse bëhet fjalë për skenar në ngjarjen e 2 prillit, atë mund ta kenë përgatitur vetëm ata që kanë organizuar demonstrimin e paligjshëm dhe vetëm ata që e dinin se, në atë vend dhe në atë kohë, do të ndodheshin aty viktimat e ardhëshme... organizatorë të 2 prillit e kishin përgatitur versionin e fajësisë për pasojat pa nisur ende ngjarja, sepse vetë ngjarja u organizua në shërbim të versionit dhe versioni do t’i shërbente synimit politik të marrjes me çdo kusht të pushtetit në një kohë sa më të shkurtër”.
Ç’ka shkruan Gjeka për ngjarjen e 2 prillit, do të përsëritet edhe në ngjarjen e 21 janarit 2011, jo se u vranë katër persona, por kryeministri Berisha në deklaratat e para ishte përgatitur të thoshte se, ato ishin vrarë nga afër me seleciator nga persona të opozitës, ndërsa kur u vërtetua se, ishin forcat e Gardës që i kishin shkaktuar deklaroi si të ishte ekspert i kriminalistikës se, plumbat më parë kishin bërë rigoshetë në degët halore të pishave.
24 vjet në liderin e PD, por dhe të pushtetit, tashmë gjithçka dihet se çfarë ka ndodhur në vendin tonë, me pasoja dhe më të mëdha se ato të ngjarjeve të marrsit 1997, kur me armët e ushtrisë dhe sot shtohen viktima, më të shumta se të viteve të luftës së popullit tonë kundër pushtuesëve të huaj.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 2 Prill 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com