TIRANE - Mbyllja e papritur e grevës së urisë së ish të burgosurve politik në ditën e 31 krijoi jo pak mister në publik. Mediat dyshuan në skenare dhe negociata të ndryshme. Por një nga grevistët, Besim Valteri rrëfen për TV A1 Report arsyet pse greva u mbyll.
Debatet mes grevistëve kanë nisur në çadër gjatë natës kur njëri nga grevistët ka thënë se dëshiron të kthehet në shtëpi. Më pas grevistët janë ndarë në 4 me 2. Katër prej tyre kanë kërkuar që të largohen ndërsa dy të tjerë të vazhdonin betejën me urinë dhe qeverinë.
Në mëngjes 6 grevistët e fundit kanë rënë dakord që të dalin së bashku nga greva e urisë për të mos lejuar një përçarje në kauzën e tyre pas 31 ditë vuajtjesh, presioni dhe dhimbjesh fizike.
Ata janë të gjithë në shtëpitë e tyre dhe Valteri tregon se njeh edhe rregullat e ushqyerjes pas një greve, sepse kjo nuk ishte hera e parë e ndoshta siç thotë ai as e fundit.
BISEDA TELEFONIKE ME GREVISTIN PER TV A1 REPORT: "JA PSE I DHAME FUND"
SOT U MBYLL GREVA, ISH TE PERNDJEKURIT: TERROR NDAJ NESH
Pas një muaj greve urie ish të burgosurit politik deklarojnë krejt papritur, të mbyllur grevën pasi nuk mund të përballonin më terrorin psikologjik, ku ditët e fundit iu desh të përballen dhe me mungesën e lëngjeve, çajit, sheqerit kafes, elemente jetike për të mbijetuar në një grevë urie.
"Jemi të lodhur për shkak të terrorit psikologjik kur ditët e fundit na hoqën dhe elementet më jetike. Betohemi se lufta për kauzën tonë nuk do të mbarojë me mbylljen e kësaj greve"- tha grevisti Afrim Biturku në deklaratë për median dy orë pas mesditës së sotme duke cituar mesazhin e ambasadorit Arvizu: “Zgjodhëm të jetojmë sot për të luftuar në vazhdimësi kauzën tonë"
Për 6 grevistët, greva ia ka arritur qëllimit pasi u arrit të sensibilizohen jo vetëm media por populli dhe ndërkombëtarët se kjo shtresë shoqërore po kërkon të drejtat e saj të cilat janë miratuar me ligj nga kjo qeveri por që nuk zbatohen nga vetë ajo. “Nuk heqim dorë nga kërkesat tona, kërkojmë vetëm zbatimin e ligjit. Do përdorim rrugë të tjera demokratike.” thanë grevistët. I pyetur në lidhje telefonike për Tv A1 Report, koordinatori Skënder Tufa deklaron se vendimi ishte marrë nga vetë grevistët në çadër dhe ai e reskeptonte.
JA DEKLARATAT E ISH TE BURGOSURVE POLITIK MENJEHERE PASI LANE GREVEN

LAJMET MË TË VLERËSUARA
Kozara Kati: Ish-të burgosurit ngritën një kauzë