E vjedhur? Zbardhet e vërteta e velierës turistike që Gjergj Luca gjeti në det, mori autorizim për ta lëvizur dhe regjistruar (DOKUMENTET)

E vjedhur? Zbardhet e vërteta e velierës turistike që Gjergj Luca gjeti në det, mori autorizim për ta lëvizur dhe regjistruar (DOKUMENTET)

Prokuroria e Sarandës, ka zbardhur të vërtetën mbi velierën turistike ‘Bavaria 50’ që është marrë nga moli i policisë kufitare në Limion të Sarandës në muajin qershor nga katër punonjës dhe kapiteni i anijes së peshkimit të kompanisë Rozafa të biznesmenit Gjergj Luca.

Në vendimin e Prokurorisë e cila ka marrë nën shqyrtim një kallëzim të bërë kundrejt Lucës, të cilin e akuzuan se ka vjedhur velierën, vërtetohet e kundërta.

Prokuroria e Sarandës, siç mund të shihni edhe në dokumentacionin ka vendosur mosfillimin e hetimit për velierën e gjetur në mes të detit, pasi nuk evidentohet ndonjë fakt ose element i veprës penale. Në velierë nuk ka pasur sende të kundraligjshme.

"Nga analiza e të gjithë rrethana të faktit të parë të paraqitura në këtë kallëzim penal, rezulton se ka shkaqe që nuk lejojnë fillimin e procedimit penal dhe si të tilla janë: Në rastin konkret, nuk evidentohet fakt penal, pasi rezulton të jetë konstatuar një send pa objekte të kundraligjshme në të. Rasti në fjalë, nuk plotëson elementët e nevojshëm të anës objektive të ndonjë vepre penale të parashikuar në Kodin Penal", thuhet në shkresën e Prokurorisë.

Vendimi i Prokurorisë së Sarandës për mosfillimin e hetimit mbi velierën e gjetur

Gjithashtu në vendim thuhet se “sendet e sekuestruara në procesverbalin për sekuestrimin e sendeve në datë 13.06.2023: një mjet lundrues velierë me ngjyrë të bardhë me mbishkrimin në të dyja anët Bavarria Cruizen me gjatësi 15. Gjerësi 4.2 m”- t’i rikthehen pronarit të  ligjshëm nëse nuk është e nevojshme të mbahen për procedura administrative të mëtejshme”.

Fillimisht Luca ka marrë autorizim për të lëvizur velierën që ka gjetur nga Porti i Sarandës në Portin e Durrësit. Përgjigjia nga Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës për të zhvendosur velierën ka qenë pozitive.

 

Autorizimi per ta levizur velieren

Duke qenë se mjeti ishte i braktisur dhe nuk vërtetohet regjistrimi i mëparshëm, në përgjigjen që i kthen Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës Lucës thuhet se veliera nuk është e bllokuar apo e sekuestruar, ndaj edhe kërkesa për regjistrimin e saj do të trajtohet në mënyrë specifike me qëllim finalizimin e saj ne mënyrë pozitive. 

“Referuar shkresës tuaj me Nr.28 Prot date 11.10.2023 "Kerkesë për fillimin e procedurave të regjistrimit të mjetit Marka Bavaria, Model 50 Cruizer dhe dhënien e autorizimit për një lundrim nga porti i Sarandës në portin Durrës", drejtuar gabimisht - Autoritetit Portual Durres - ju bëjmë me dije si me poshtë:

Meqenëse mjeti lundrues të cilin ju kerkoni ta regjistroni (sipas 7 (shtatë) dokumentave që keni bashkëngjitur në Aneks), nuk eshte i bllokuar/sekuestruar, kërkesa juaj do të trajtohet në mënyrë specifike me qellim finalizimin e saj ne menyre pozitive. Për të arritur në një perfundim të suksesshëm, kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkepunimin tuaj për të ndjekur disa hapa dhe plotësuar disa dokumenta që do ti bashkohen dosjes për procedurën e regjistrimit:

1- Me mbritjen në portin e Durresit, mjeti lundrues do të vizitohet nga nje grup i përbashkët inspektorësh të shoqerise së klasifikimit "Regjistri Detar Shqiptar Sha" dhe Kontrolli Shtetëror i Flamurit" me qëllim saktësim të të dhënave të nevojshme e te domosdoshme që do të duhet të pasqyrohen ne dokumentacionin përkatës që do të leshohet para dhe gjate procedurës së regjistrimit

Per efekt të prodhimit te nje dokumenti nga organi doganor (akti i zhdoganimit). rekomandojme vleresimin financiar të mjetit lundrues (ne vend te nje faturë blerje) nga nje ekspert i fushës i caktuar nga ana Juaj”, thuhet në përgjigjen e ministrisë".

Përgjigjia e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për Gjergj Lucën për regjistrimin e velierës së gjetur

Kështu, me të drejtën që ia jep ligji, biznesmeni Luca ka nisur procedurat për regjistrimin e velierës në pronësi të tij. Por pavarësisht se Luca kishte autorizim për ta lëvizur, pasi veliera është marrë nga peshkatarët e Rozafës, Policia e Shtetit ka arrestuar 5 prej tyre. Akuzave për vjedhje të velierës pas arrestimit të punonjësve të anijes së peshkimit të kompanisë Rozafa Luca ishte i pari që sqaroi se ka një keqkuptim duke nënvizuar se sipas të drejtës ndërkombëtare, ajo velierë është pronë e kompanisë Rozafa. Me sa duket autoritetet nuk kanë njoftuar njëra-tjetrën mbi rastin.

Veliera 15 metra e gjatë u gjet në ujërat neutralë, rreth 51 milje larg ishullit të Siçilisë në Itali, nga anija e peshkimit "Rozafa", ekuipazhi i së cilës ishte duke peshkuar në atë hapësirë detare. Sipas ligjit ndërkombëtare, në raste të tilla, kur një velierë gjendet e braktisur dhe nuk rezulton e regjistruar ajo bëhet pronë e atij që e ka gjetur sipas procedurave. 

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mark: 18/11/2023 04:50

    Ndersa qytetaret enden per nje leter, mafiozinramist Lluca i ve ne rresht "organet" nga Durresi i don Lazes ke Saranda e qepazes. Skeme e re pagese per dallkaukun e rames.

    Përgjigju
  • Iris: 18/11/2023 00:56

    /GRIPI/,shume dakort me ju.Edhe sikur te kene te drejte,prape nje dokument duhej,ne te fundit,mbahej ne molin e policise,jo te nje qytetari te thjeshte dhe keto jane burokraci qe duhen zbatuar.S.d.q e gjitha kjo hisori te le ne dyshimin qe Luca u ka bere ca telefonata MIQVE.Nuk kam pare shtetin te tregohet kaq /i gatshem/ e kaq /i mirekuptueshem/ per rastet e tjera sa c'eshte treguar per kete rast!

    Përgjigju
  • Genci: 17/11/2023 22:37

    E MOR GJERGJ LUCI SA ME FAT JE..... TE JAPIN REPART USHTARAK FALAS.... MER GRANDE FALAS NGA BE DHE JAPONIA I PARI.... DHE TANI GJEN JAHTE NE MES TE DETIT....FALAS. DIKU KE SHKELUR PER GJITH KTE FAT....

    Përgjigju
  • Alex: 17/11/2023 18:34

    Aty ku po notonte Gjergj Lluca gjeti nje Veliere , sa me fat. Po nuk na tha plot apo bosh e gjeti.....

    Përgjigju
  • Gripi: 17/11/2023 17:59

    Nese keta kane patur autorizim perse nuk e paraqiten te autoritetet ne portin e limonit? Shkresa e prodhuar me fraksion ne numrin e protokollit le per te dyshuar. Pavaresisht se kujt i takon kjo veliere minimumi flitet per vepren e vetegjyqesise. Nese policia ka gabuar, atehere perse e kaloi dosjen ne prokurori? Apo derisa te prodhohej autorizimi. Rast i dyshimte.

    Përgjigju
    • Flori: 19/11/2023 20:42

      Kakord me ju, minimalisht flitet për vetëgjyqësi! Pastaj për të kuptuar që jahti është I braktisur apo jo mos vallë duhet të bëhet njoftim në media? Mos na del I vjedhur diku!?

  • Xoni: 17/11/2023 17:30

    Ohhuuu Po te gjitha anijet si edhe makinat jane te rregjistruara dhe te siguruara me nr matrikulle. Apo e vjedhim ne Korfuz e leme ne det dhe parate e assurances rimbursojne hajdutin grek ne korfuz dhe i ndajme paret. Dhe fitojme dy here.

    Përgjigju
  • Tata: 17/11/2023 17:01

    Nje gje e gjetur ne det,kur sdel pronari askund,i takon atij qe e gjen. Esht ligji me i vjeter i detit. Ta gezoje rozafa e kot i bien ne qafe

    Përgjigju
    • Dhendri i Besnik Bekteshit: 17/11/2023 18:01

      Nje menyre e mire per te mos paguar detyrimet fiskale. Kjo eshte vjedhje jo biznes.

  • Trafikim: 17/11/2023 16:48

    Velierash. E gjetën, apo kështu e do puna

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës