Gjykata e Lartë e Pakistanit ka dënuar për vdekje katër të afërm të 25-vjeçares Igball Farzana, e cila dy muaj më parë u qëllua me gurë për vdekje në emër të “nderit” që ajo ia kishte hequr familjes.

Igball kishte refuzuar të martohej me burrin e gjetur nga familja dhe u vra brutalisht nga familjarët që kundërshtuan martesës së saj me burrin, me të cilin ajo tashmë priste edhe fëmijën.

Igball Farzana


Gjykata dënoi me vdekje babanë, dy vëllezërit, kushëririn dhe personin që pretendonte të ishte bashkëshorti i saj, ndërsa një kushëri u dënua me dhjetë vjet burg, raporton The World Post, transmeton lajmi.net.

Pakistani aktualisht ka një moratorium për ekzekutimet, por edhe sikur të mos hiqet kurrë, të dënuarit me vdekje, sipas Gjykatës së Lartë, do të vuajnë dënimin me burgim të përjetshëm.

Igball Farzana

Një i afërm i familjes tha se planifikon të apelojë vendimin e gjykatës, por reagimet e organizatave të njeriut ishin të menjëhershme, duke kërkuar edhe heqjen e “ngrirjes” së vendimit të vdekjen dhe ekzekutimin e vendimit të gjykatës.

Qindra gra  vriten çdo vit në Pakistan në emër të nderit, që lidhet me mungesën e emancipimit të shoqërisë, traditat konservatore familjare dhe kalimin në heshtje të këtyre krimeve barbare edhe nga ana e autoriteteve pakistaneze.

Sipas Komisionit të Drejtat e Njeriut të Pakistan, vetëm në vitin 2013, janë raportuar në media 869 raste të të ashtuquajturave “vrasje nderi”, por shifrat mund të jenë më të larta, pasi sipas këtij komisioni, shumë raste nuk raportohen.

 


Redaksia Online
(shqiptarja.com)