E vranë se mbrojti një vajzë teska po sulmohej nga i shoqi, qyteti italian shpall të premten ditë zie! I jepet lamtumira 23-vjeçarit shqiptar

E vranë se mbrojti një vajzë teska po sulmohej nga i shoqi, qyteti italian shpall të premten ditë zie! I jepet lamtumira 23-vjeçarit shqiptar

Emanuel Rroku dhe arma me të cilën u ekzekuta

ITALI- Një i ri shqiptar në Itali, 23-vjeçari  Emanuel Rroku humbi jetën pasi qëllua me armë zjarri gjatë një sherri mes shqiptarësh në Turbigo në periferi të Milanos më 17 shtator.

Një ngjarje që nuk ishte parë kurrë në qytet dhe që trondit banorët, Administrata bashkiake Turbigo ka vendosur të shpallë zi në qytet ditën e premte më 23 shtator , ditë në të cilën do të bëhet varrimi i Emanuel Rrokut. Siç shpjegon kryebashkiaku Fabrizio Allevi , vendimi i administratës është marrë “për të shprehur afërsinë me familjen dhe miqtë e të riut Emanuel”.

Flamujt e selisë së bashkisë do të jenë në gjysmështizë dhe ftohen të gjithë qytetarët që të jenë me pjesëmarrjen e tyre në zinë e qytetit duke ndërprerë aktivitetet gjatë kremtimit të varrimit, të caktuar nga ora 14.30 deri në orën 15.30 .

Emanuel Rroku humbi jetën pas një 34-vjeçar shqiptar ka qëlluar me armë zjarri ndaj bashkëkombësve të ti gjatë konflikti në një festë ku ndodheshin. Sherri mes shqiptarëve  raporotohet të ketë ndodhur pasi po Rroku po tentonte të mbronte një grua që po sulmohej nga burri i saj  i alkoolizuar gjatë festës. Autor i kësaj ngjarjeje të rëndë është 34-vjeçari Rigels Gjinaj, i cili u dërgua në spital pasi u dhunua fizikisht nga miqtë e të riut shqiptar që humbi jetën. 

 

 

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Halaand humb shënjestrën, 2 gola në 7 ndeshje! Vuan nga ‘mallkimi’ i Artetës

Halaand humb shënjestrën, 2 gola në 7 ndeshje! Vuan nga ‘mallkimi’ i Artetës