E vrau shpejtësia që kaq shumë e donte, reperi i njohur grek përplaset me shtyllën pasi po kthehej nga dasma e shokut, pas 2 orësh zjarrfikësit arritën ta nxirrnin trupin e pajetë

E vrau shpejtësia që kaq shumë e donte, reperi i njohur grek përplaset me shtyllën pasi po kthehej nga dasma e shokut, pas 2 orësh zjarrfikësit arritën ta nxirrnin trupin e pajetë

Makina e aksidentua dhe Mad Clip

GREQI- I pëlqente shpejtësia, dhe ishte pikërisht ajo që e mori nga jeta, reperin e njohur grek, Mad Clip.

Aksidenti tragjik u shënua rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm në Athinë, pasi 34-vjeçari po kthehej nga një dasmë nga e cila ka postuar edhe videot e fundit në rrjetin e ti social Instagram.

I lumtur për dy miqtë e tij, ai u largua për në shtëpi me mjetin e tij tip “Porsche” për mos t’u kthyer më asnjëherë.

Pamjet e aksidentit janë me të vërtet rrëqethëse. Makina, sikur të ishte karton pasi është përplasur me një shtyllë nga shpejtësia e madhe është palosur literalisht.

U deshën 12 zjarrfikës dhe 2 orë të plota për të nxjerr trupin e pajetë të reperit nga makina pas përplasjes fatale.

Miqtë të cilët e kishin parë vetëm 30 minuta përpara aksidentit nuk mund ta besojnë se ai nuk është më...

Reperi i njohur për shumë hite dhe punën e tij, së fundmi ka bërë edhe një bashkëpunim të suksesshëm edhe me këngëtaren me origjinë shqiptare Eleni Fureira, “Mporei”.

Instastory i Mad Clip nga dasma: 

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Trump: 02/09/2021 08:50

    Na plasi t***i per shpejtesine qe ky donte. Me ate shpejtesi ky mund ti kishte marre jeten dikujt tjetri. Ne h*** vafte ky dhe te tjere si ky "qe duan shpejtesine".

    Përgjigju
  • ???: 02/09/2021 07:01

    Histori me njerez idiote qe kane humbur sensin e realitetit dhe vdesin nga deshperimi me i tregu te tjereve se sa mire jetojne, IRONIKE!

    Përgjigju
    • jorgo: 02/09/2021 19:39

      sensin e jetes e ke humb ti o i shkrete qe rri i mbyllur ne shtepi dhe pret vdekjen kur te vije. ky se paku per aq sa jetoi e shijoi. Rip Mad Clip

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

SHBA-të vendosin sanksione ndaj ish-kryeministrit gjeorgjian, miliarderit Bidzina Ivanishvili! Akuzohet si pro-rus

SHBA-të vendosin sanksione ndaj ish-kryeministrit gjeorgjian, miliarderit Bidzina Ivanishvili! Akuzohet si pro-rus