HOLLANDE - Një 15 vjeçar hollandez është dënuar me një vit paraburgim në burgun e të miturve, pasi pohoi se kishte vrarë një nxënëse, si pasojë e një rreshti të shkruar në Facebook.
Jinhua K ishte 14 vjeç kur goditi me thikë në shtëpinë e saj Joyce “Winsie”Hau. Një çift adoleshentësh do të paraqitet në gjyq muajin e ardhshëm nën akuzën e urdhërimit të vrasjes. Jinhua u dënua gjithashtu nga gjykata e qytetit lindor të Arnhem për tentativë vrasje kundrejt babait të viktimës. Përveç dënimit me një vit në burgun e të miturve, ai rrezikon edhe tre vjet paraburgim në një institucion psikiatrik.
Në deklaratat e dëgjuara në gjykatë, rezulton se grindja mes shokëve të shkollës Polly W dhe Joyce "Winsie" Hau, kishte nisur si pasojë e disa komenteve që Joyce kishte postuar në murin e Facebook të Polly-t.
Sipas mediave hollandeze , Polly W dhe i dashuri i saj, i kishin lënë Jinhua një shënim me adresën e viktimës dhe orën kur do të ishte në shtëpi.
Jinhua, kërkoi falje në gjykatë për veprimet e tij. Ai argumentoi se kishte qenë nën presion nga vajza dhe nuk ishte në gjendje ta shpërfillte atë.
Ekspertët thanë se ai vuante nga një çrregullim i rëndë në sjellje, me tendenca psikopatike.
Babai i viktimës, tha se ndërsa ai kishte humbur një vajzë, vrasësi i saj kishte marrë vetëm një vit në paraburgim. "Kjo është një diferencë tepër e madhe", raportohet të jetë shprehur ai.
(ed.ka/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com