TIRANË- Futbollisti Andi Lila deklaroi dje në një emision televiziv se futbollistëve të kombëtares i janë hequr pasaportat diplomatike duke akuzuar ministrin e Jashtëm Gent Cakaj se i kishte hequr privilegjet që i kishte dhënë kreu i qeverisë Edi Rama.
Por si qëndron e vërteta
Në Vendimin e Këshillit të Ministrave të miratuar më 12 qershor mbi heqjen e pasaportave diplomatike, pas nismës së ministrit Cakaj thuhet se këto pasaporta janë ende të vlefshme dhe do vijojnë të qendrojnë në fuqi deri në fundin e dhjetorit të këtij viti.
Ndërsa nuk ka një vendim të veçantë që i heq pasaportat diplomatike vetëm futbollistëve të kombëtares.
Vendimi i Këshillit të Ministrave lidhur me pasaportat diplomatike
Ndërsa burime për Report Tv thonë se është kryeministri Edi Rama i cili mund të rikthejë pasaportat diplomatike për ndonjë kategori të caktuar. Kjo mund të vijë në rast se kombëtarja mund të paraqesë rezultate të mira në përballjet e ardhshme. Vetë kreu i qeverisë i dërgoi një mesazh të koduar djemve të kombëtares teksa i vizitoi gjatë seancës stërvitore përpara ndeshjes me Islandës e cila do të mbahet mbrëmjen e sotme në Elbasan Arena.
"Kur fitojnë mbajnë radhë të të tregojnë sa të duan, kur humbet e ke ti radhën t’u tregosh se sa vlen", shkruan Rama duke i nxitur ata akoma më shumë për të marrë një rezultat të kënaqshëm në ndeshjen e sotme.
Ndërkohë vetë ministri i Jashtëm Gent Cakaj u shpreh se lajmi i shpërndarë për heqjen e pasaportave diplomatike nuk është i vërtetë.
"Duke i uruar Kombëtares së Shqipërisë një mbrëmje të suksesshme sonte, informoj se lajmi i shpërndarë në hava, lidhur me heqjen e pashaportave diplomatike të kuqezinjve është fundekrye i gënjeshtërt"- shkruan Cakaj
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4388
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
'Erdhi në jetë bebushi i parë', Rama: Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël
25 Dhjetor, 12:33
-
'Gëzuar Krishtlindjet', kartolina e krerëve të shtetit, politikës e ndërkombëtarëve për të krishterët! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit
25 Dhjetor, 08:09
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor, 19:58
-
'Thuhet lart e poshtë ‘ai fiton, se opozita është e dobët!’ Rama 'thumbon' kritikët: Ka një arsye kryesore për fitoret e mia...!
24 Dhjetor, 19:53
-
Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!
24 Dhjetor, 19:15
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor, 11:59
-
Festat e fundvitit, fëmijët dhe prindërit e skuadrës së kryeministrisë festojnë së bashku
24 Dhjetor, 08:19
-
Çiklizëm/ 'Giro d’Italia' 2025 fillon nga Shqipëria me tre etapa, Rama: Garohet në Tiranë, Durrës dhe Vlorë! Ndiqet nga 800 milionë njerëz (Itinerari)
23 Dhjetor, 13:07
-
Deputeti i PDK-së flet për Report Tv: Fjalimi i Ramës në parlamentin e Kosovës gjithpërfshirës, dha mesazhe se jemi një! Negativiteti i Vetëvendosjes, i pashpjegueshëm
23 Dhjetor, 12:21