Deklaratat për heqjen e pasaportave diplomatike/ Cakaj: Lajmi i shpërndarë në 'hava'

Deklaratat për heqjen e pasaportave diplomatike/ Cakaj: Lajmi i shpërndarë në 'hava'

Gent Cakaj

Pas deklaratave të një dite më parë se lojtarëve të ekipit kombëtar i është hequr pasaporta diplomatike, ka reaguar Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

"Duke i uruar Kombëtares së Shqipërisë një mbrëmje të  suksesshme sonte, informoj se lajmi i shpërndarë në hava, lidhur me heqjen e pashaportave diplomatike të kuqezinjve është fundekrye i gënjeshtërt"- shkruan Cakaj ne Twitter. 

Një ditë më parë ishte futbollisti Andi Lila i cili publikisht u shpreh se u ishte hequr pasaporta diplomatike, e përfituar pas kualifikimit në Euro 2016.

Vendimin e Këshillit të Ministrave të miratuar më 12 qershor mbi heqjen e pasaportave diplomatike, pas nismës së ministrit Caka thuhet se këto pasaporta janë ende të vlefshme dhe do vijojnë të qendrojnë në fuqi deri në fundin e dhjetorit të këtij viti. 

Ndërsa nuk ka një vendim të veçantë që i heq pasaportat diplomatike vetëm futbollistëve të kombëtares.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pas 5 orësh, Veliaj del nga SPAK: Do ju sqaroj çdo gjë nga mbledhja e Këshillit bashkiak

Pas 5 orësh, Veliaj del nga SPAK: Do ju sqaroj çdo gjë nga mbledhja e Këshillit bashkiak