Rey Manaj ka shënuar 15 gola këtë sezon me Sivassporin në Superligën e Turqisë. Lushnjari ka rilindur pas dëmtimit, ndërsa shumë klube janë të interesara për të.
Vincenzo Pisacane, agjenti i sulmuesit të Kombëtares tha për "Tuttomercato" se Manaj ishte pranë rikthimit në Itali te Salernitana në janar, me turqit që 5-fishuan kërkesat për Manajn.
"Manaj praktikisht e kishte mbyllur me Salernitanën, por më pas Sivasspori pesëfishoi kërkesën fillestare dhe nuk mund të bëhej më fjalë për marrëveshje", tha Pisacane.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Duket se forma e mirë e Manajt do e rikthejë sërish në "ajkën" e Evropës, ndërsa vera e sheh larg nga Superliga e Turqisë.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)