Armando Broja pret vendimin e Chelseas. Me merkaton e dimrit që në Premier League mbyllet sot në orën 23:59 me orën lokale, sulmuesi i Kombëtares ka dy oferta mbi tavolinë.

Fulham është duke tentuar një huazim me të drejtë blerje, ndërsa në garë për 22-vjeçarin është rikthyer edhe Wolves, me "Ujqërit" që u refuzuan një herë nga Chelsea pasi shuma nuk ishte e duhur për blerjen e Brojës.

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka thënë se shqiptari është në merkato dhe pritet një vendimarrje e tyre për sulmuesin deri sot në mbrëmje. Ofertat janë dy.

Fulham ka propozuar një huazim me të drejtë blerje, teksa edhe Wolves duket se kanë rritur ofertën e tyre për t'u rikthyer në garë. Ndërkohë në Londër bëhet me dije se Chelsea kërkon vetëm 6 milionë euro për të lënë në huazim Armando Brojën.

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:13
Presioni i kohës, Chelsea kërkon vetëm 6 milionë euro për Armando Brojën


Chelsea kërkon vetëm 6 milionë euro për të lënë në huazim Armando Brojën. Wolves dhe Fulham janë pas tij, me sulmuesin e Kombëtares që kërkon më shumë minuta dhe një huazim nuk do ishte i padëshiruar.

Me merkaton në Premier League që mbyllet në orën 23:59 të kësaj të enjteje, duket se Blutë do pranojnë edhe një huazim për vetëm 6 milionë euro. Kujtojmë se më herë Chelsea kërkoi 60 milionë euro për të lënë të lirë 22-vjeçarin, me djaloshin kuqezi që ka kontratë deri në verën e 2028 me londinezët.