E zgjeruar dhe me më shumë marka, ja si do të vijë QTU-ja e restauruar

E zgjeruar dhe me më shumë marka, ja si do të vijë QTU-ja e restauruar

Qendra Tregtare Univers (QTU)

Pas një restaurimi të thellë të cilit po i nënshtrohet prej thuajse një viti me rastin e 14 vjetorit të ndërtimit të saj, Qendra Tregtare Univers (QTU), qendra tregtare e parë dhe ndër më të mëdhatë në Shqipëri, po ndërron “gëzofin” e saj dhe do të vijë me plot risi dhe një koncept tërësisht të ri dhe modern.

Një gjë e tillë behët për t’i shtuar edhe më tepër vlerë asaj që përveçse një qendër biznesi, u kthye shumë shpejt në një epiqendër komunitare dhe sociale, ku njerëzit përveçse shkojnë për të blerë, gjithashtu kalojnë një pjesë të mirë të ditëve dhe kohës së tyre të lirë, familjarisht ose në shoqëri.

E ndodhur vetëm 6 km larg qendrës së Tiranës, hapja e saj pati një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin social-ekonomik të zonës. QTU vizitohet kryesisht nga banorët e kryeqytetit, por edhe nga ata të Fushë-Krujës, të Durrësit si dhe nga shtetasit kosovarë apo vizitorë të shumtë të huaj që mund të jenë duke udhëtuar për në destinacione të ndryshme të Shqipërisë. Në të mund të mbërrihet lehtësisht me transport privat ose me linjat e autobusëve publikë. Lëvizshmëria në ndërtesë është mjaft komode dhe krijon mundësi mjaft të lehtë blerjeje për klientët. 

“Basti” i fituar me QTU
Nga një studim i kryer së fundmi, ekspertët mendojnë se Shqipëria është tashmë një treg i konsoliduar për sa u takon qendrave tregtare dhe ato aktuale e mbulojnë më së miri nevojën e konsumatorëve. Edhe pse disa ndërtesa të reja në kryeqytet pritet që të kenë edhe njësi biznesi, me rinovimin më të fundit të QTU-së, mendohet se kërkesat e konsumatorëve do të kryqëzohen me ofertën e bollshme të sektorit.  

Sikurse është shprehur edhe më herët në media, Samir Mane, presidenti i Grupit Balfin ka thënë se për të ngritur QTU, ai ndërmori një risk financiar personal, kundër të gjithë parashikimeve dhe skeptikëve. Por sot që QTU zgjerohet, ai ka një arsye më shumë për t’u ndjerë krenar.  

Vizioni i Grupit Balfin është që t’i japë vlerë të shtuar çdo investimi që ai ndërmerr. Ngritëm një koncept modern tregtar në një kohë kur njerëzit mendonin se nuk kishte kuptim që të merrnin makinën për të shkuar të blinin diçka që mund ta gjenin edhe te marketi i lagjes. Sot të gjithë e dinë se përse të blesh në QTU apo në TEG është më e volitshme dhe më cilësore. Ndaj edhe me rinovimin e QTU-së duam të japim mesazhin se ne do të vijojmë që t’ua rrisim vlerat të gjitha investimeve tona, në të gjitha fushat ku veprojmë. Aty ku Balfin vë një gurë sot, nesër do të ketë një vlerë shumë herë më të madhe jo vetëm financiare por edhe njerëzore, sepse ne operojmë me burime njerëzore të niveleve të larta dhe të përzgjedhura me shumë kujdes, për të ofruar më të mirën për tregun shqiptar dhe më gjerë. Njerëzit tanë, më të zotët në fushat përkatëse, ofrojnë cilësi dhe garanci në të gjitha veprimtaritë e grupit, ndaj emri ynë do të thotë besueshmëri, vijimësi, partneritet me publikun dhe investime të sigurta. 

Samir Mane, presidenti i Grupit Balfin

QTU është pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet edhe në qendrat tregtare TEG dhe SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte si Green Coast Resort dhe Vala Mar Residences, në industrinë e modës dhe atë minerare, si dhe në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetin e dyqaneve Neptun, Jumbo, SPAR, etj. 

Per azhornimet e fundit nga QTU, klikoni ne qtu.al.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë