East Gate i Grupit BALFIN në Shkup mirëpret së shpejti H&M: Objektivi, 10 milionë vizitorë në vit

East Gate i Grupit BALFIN në Shkup mirëpret së shpejti H&M: Objektivi, 10 milionë vizitorë në vit

Qendra tregtare 'East Gate' në Shkup

East Gate Mall në Shkup të Maqedonisë së Veriut, një nga investimet madhore të Grupit BALFIN, të udhëhequr nga biznesmeni shqiptar Samir Mane, duket se ka ecur përtej pritshmërive në 6 muajt e parë të hapjes së tij.

Igor Davkov, Drejtori Ekzekutiv i qendrës tregtare, krah së cilës shumë shpejt do të plotësohet një nga lagjet më moderne të Shkupit, edhe me një kompleks banimi dhe zyrash, tregon për rrugëtimin e deritanishëm. Ai zbulon risitë që e presin qendrën, që është një kompleks modern shumëfunksional me sipërfaqe 57.000 m2 dhe me portofol të pasur dyqanesh dhe që po vizitohet tashmë jo vetëm nga vendasit, por dhe nga vizitorë nga Kosova, Shqipëria, Serbia jugore dhe më gjerë.

- A u përmbushën pritshmëritë dhe objektivat e EGM në gjashtë muajt e parë?

- East Gate Mall u hap në fund të vjeshtës 2021, duke bërë bashkë një larmi prej qindra markash të modës, sportit dhe argëtimit. Periudha kur ne u hapëm nuk ishte e lehtë. Ishte një periudhë kur pandemia ishte në pikun e saj me një listë mjaft të gjerë kufizimesh. Pavarësisht sfidave të shumta, qendra tregtare mirëpriti më shumë se 150.000 vizitorë në fundjavën e parë të hapjes.

Kjo ka qenë një sfidë për ne për të ofruar shërbim cilësor për qiramarrësit dhe vizitorët, por pavarësisht kësaj kalendari ynë dinamik i aktivizimit të eventeve dhe vizitorëve siguroi gjatë muajve të parë pas hapjes së qendrës një rritje të qëndrueshme të numrit të vizitorëve. Dy muajt e fundit kanë qenë veçanërisht dinamikë pasi vizitorët filluan ta perceptojnë qendrën tregtare si destinacionin e tyre të ri të blerjeve në qytet.

Me popullimin e qendrës nga dyqane tregtare prej mbi 90% dhe hapjen e markës së shumëpritur në treg H&M, si dhe kinemasë në fund të vitit 2022, qendra tregtare do të jetë plotësisht e dhënë me qira.

- Si ka ndryshuar trendi i vizitorëve nga muaji në muaj?

- Mbi gjysmë milioni njerëz e vizituan mesatarisht qendrën tregtare gjatë muajve të dimrit. Trendi i vizitorëve po rritet çdo muaj me njerëz të rinj që vijnë për të parë dhe përjetuar shërbimet

tona. Objektivi ynë është të arrijmë 8 milionë vizitorë këtë vit dhe të rrisim numrin e vizitave në vitin e ardhshëm në 10 milionë. Me përmirësimin e motit dhe uljen e masave të COVID-it , shumë banorë në pjesë të ndryshme të vendit dhe shteteve fqinje kanë filluar të na vizitojnë më shpesh.

- Cilat marka apo produkte kanë qenë më të preferuarat?

Vizitorët vijnë kryesisht në qendër për të blerë veshje mode, por edhe për të përjetuar eksperiencën gastronomike pasi oferta jonë është një nga më të mirat në këtë pjesë të qytetit. Përveç kësaj, me pozicionimin e qendrës vetëm 5 minuta nga sheshi qendror dhe në afërsi të drejtpërdrejtë me zona të rëndësishme industriale të Shkupit, biznesmenët mund të përdorin shërbimet e bankave dhe realizojnë këtu dreka pune. Njerëzit që punojnë në kompanitë aty pranë ose që jetojnë pranë ndalojnë shpesh për shumë shërbime që ne kemi nën një çati: një lavazh i shpejtë makine, pastrimi kimik, dyqani i kafshëve, zyra postare, servise makinash dhe madje edhe blerje lulesh dhe buqetash në minutë të fundit.

Markat e rrjetit Inditex dhe LPP janë një nga më të pëlqyerat dhe blihen nga adoleshentët dhe të rinjtë. East Gate Mall mirëpriti dyqanet e para të Zara Home, OYSHO, AX, Hugo, XYZ, Kiko Milano, Underarmor dhe TAF në Shkup, si dhe konceptet më të fundit të Fashion and Friends, Zara, Massimo Dutti , Pull&Bear , Bershka , Intersport, Nike dhe BUZZ.

- Nga vijnë kryesisht vizitorët e EGM?

Qendra tregtare u vetpozicionua si një atraksion që duhet parë nga vizitorët dhe turistët e huaj që vijnë në Shkup për herë të parë, si dhe vizitorët nga Kosova dhe Serbia e jugut të cilët janë vizitorë të shpeshtë rajonal gjatë fundjavave. East Gate Mall nuk është vetëm një qendër tregtare me shumë zgjedhje, por po pozicionohet si një vend ku njerëzit gjejnë argëtim, çlodhje, gëzim dhe e konsiderojnë atë si një hapësirë moderne për të kaluar ditën.

- Çfarë surprizash priten të ndodhin në të ardhmen e afërt në qendër?

- Le të flasim për risitë e shitjes me pakicë. Duke qenë se jemi një qendër tregtare e gjeneratës së re, ne po punojmë me shumë entuziazëm. Për vizitorët, ne do të paraqesim muajin e ardhshëm produkte kredie të çastit së bashku me bankat tona partnere të cilat do të jenë një produkt unik në treg, në mënyrë që vizitorët të blejnë lehtësisht dhe me këste. Karta dhuratë virtuale, aplikacioni celular i qendrës tregtare me një guidë parkimi virtual dhe programi i besnikërisë së qendrës tregtare janë gjithashtu pjesë e projekteve që do të paraqiten në muajt e ardhshëm.

Surpriza më e madhe, pas pak muajsh është hyrja e shumëpritur në treg e markës H&M. Qendra do të mirëpresë dyqanin e parë kryesor të markës H&M prej 2.300 m2 në Shkup.

- Cila është një pikë e fortë e EGM, për të tërhequr klientët nga Tirana, Prishtina apo Selaniku?

- Duke qenë një qendër e re tregtare, East Gate Mall ka konceptet më të fundit të dyqaneve të qiramarrësve tanë spirancë. Këto koncepte nuk janë të disponueshme nga konkurrenca. Madhësia e asetit është gjithashtu një avantazh konkurrues që na jep mundësinë të pozicionohemi si një qendër tregtare që mund të tërheqë vizitorët për blerje dhe përvojë argëtimi gjatë gjithë ditës nga shtetet fqinje. Me fushatën intensive të marketingut, duke promovuar qendrën tregtare si destinacion për blerje, synimi ynë këtë verë është të tërheqim edhe udhëtarët transit nga Evropa dhe Ballkani Perëndimor e deri në Greqi dhe Turqi.

/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja