Sierra Leone, një nga vendet më të goditura nga virusi vdekjeprurës i Ebolës, ka njoftuar një izolim 4 ditor në përpjekje për të trajtuar sëmundjen. Kështu, nga data 18-21 shtator njerëzit nuk do të lejohen të largohen nga shtëpitë e tyre.
 
Kufizimi i lëvizjes bëhet me qëllim për të lejuar punonjësit e shëndetësisë të izolojnë përhapjen e rasteve të reja. Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi dje se punonjësit e shëndetësisë mund të japin një vaksinë që nga  nëntori, kur të kenë përfunduar testet e sigurisë.
 
Deri më tasin mbi 2100 persona në Sierra Leone, Liberia, Guine dhe Nigeri kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës. 


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)