SPANJE- Zyrtarët e shëndetësisë në Madrid kanë zbuluar se numri i të prekurve nga virusi vdekjeprurësi i Ebolës nuk është një, por katër persona. Lajmi vjen një ditë pasi një infermiere u diagnostikua me këtë virus, e cila shënonte edhe rastin e parë me këtë sëmundje të cilën e kishte marrë jashtë Afrikës Perëndimore.
Por përveç saj, janë shtruar në spital edhe bashkëshorti i infermieres, një tjetër punonjës shëndetësor dhe një udhëtar i cili kishte qëndruar në një nga vendet e prekura të Afrikës Perëndimore.
Zyrtarët e shëndetësisë thanë se po merreshin me hartimin e një liste të gjithë personave që kishin pasur kontakt me infermieren, të cilët do t’i nënshtrohen analizave të detajuara. Infermierja e paidentifikuar është në gjendje të qëndrueshme.
Mësohet Infermierja kishte trajtuar më parë dy misionarët spanjollë, Garcia Viejo dhe Miguel Pajares të cilët vdiqën nga ky virus pasi ishin dërguar në Spanjë nga Afrika Perëndimore, ku kishin marrë edhe sëmundjen.
Ebola përhapet nëpërmjet kontaktit me lëngjet trupore të dikujt që e mbart virusin dhe e vetmja mënyrë për parandalimin e një shpërthimi të tillë është të izolohen ata që janë të infektuar. Rreth 3400 persona kanë humbur betejën me këtë virus, kryesisht në Afrikën Perëndimore, Liberi, Sierra Leone, Nigeri dhe Guin.
Ndërkohë në SHBA është regjistruar dhe pacienti i 5-të i prekur nga virusi.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO