Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) virusi Ebola ka shkaktuar aktualisht në Afrikën Perëndimore mbi 1200 viktima. Ndërsa raportohen dhe problematika për shpërndarjen e ndihmave ushqimore për 1 milion persona që ndodhen karantinë. Mbi 1200 janë viktimat ndërsa po mbi 2200 janë të infektuarit në Afrikën Perëndimore që nga dhjetori i vitit të kaluar. Deri tani Shqipëria nuk rrezikon, por nga Serbia vijnë lajme shqetësuese, sepse 6 veta janë si të dyshuar.