Ebola po vjen drejt Ballkanit
disa raste në Kroaci dhe në Serbi

Ebola po vjen drejt Ballkanit<br />disa raste në Kroaci dhe në Serbi
Virusi vdekjeprurës ebola që ka përfshirë vendet afrikane tashmë po vjen si kërcënim edhe për vendet e Ballkanit. Në Kroaci mjekët po mbikqyrin 18 pesona që kanë udhëtuar nga Afrika, pikërisht vendet ku është përhapur ky virus.
 
Bëhet fjalë për 17 marinarë dhe punëtorë të platformave të naftës që ishin angazhuar në Nigeri si dhe një ushtarë që ishte pjesë e misionit të OKB-së në Liberi.  Në Serbi 6 persona janë nën mbikqyrje dhe ata më shumë se 21 ditë po qëndrojnë në klinikat infective. Bëhet fjalë për serb që kishin punuar në Nigeri, Gabon, Republikën Jugoafrikane dhe Mozambik. 
 
Në Maqedoni deri tani nuk ka asnjë rast të lajmëruar apo që po mbikqyret, por banorët e disa vendbanimeve kufitare kanë alarmuar se emigrantët afrikan që po qarkullojnë brenda zonave të tyre mund të përbëjnë rrezik për përhapjen e këtij virusi.
 
Edhe në Shqipëri dhe Kosovë, ministritë e Shëndetësisë dhe të institucioneve të tjera kanë theksuar se kanë ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë dhe kontrollit dhe se nuk rrezikohen nga virusi ebola. 
 
Organizata Botërore e Shëndetsisë dhe zyrtarë lokalë po marrin masa për të parandaluar përhapjen e kësaj sëmundjeje, që shkakton vdekje të shpejtë dhe për të cilën nuk ka as trajtim dhe as kurë. Zyrtarët e shëndetit publik janë në dijeni të 5 formave të virusit Ebola, disa më vdekjeprurëse se të tjerët. Tariq Jasarevic është zëdhënës i Organizatës Botërore të Shëndetsisë.
 
Shkencëtarët nuk e dinë ende origjinën natyrale të virusit. Ekspertët dyshojnë se para se virusi Ebola të prekë njerëzit, ai jeton tek majmuni dhe lakuriqi i natës. Ky virus deri tani po përhapet stuhishëm në vendet afrikane, ku janë regjistruar qindra viktima.

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024