Ebola, Rrjepaj: Asnjë rrezik për 
Shqipërinë, i kemi marrë masat

Ebola, Rrjepaj: Asnjë rrezik për <br />Shqipërinë, i kemi marrë masat
TIRANE - Shqipëria nuk duhet t’i trembet virusit vdekjeprurës Ebola, pasi deri më tani janë marrë të gjitha masat parandaluese. Në një deklaratë për mediat, zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj qetësoi opinionin publik, duke sqaruar se janë ngritur grupe të shumta pune në pikat kufitare për të shmangur tejçimin e këtij virusi në vendin tonë përmes të prekurve që mund të vijnë nga jashtë.
 
“Sistemi jonë shëndetësor ka eksperiencë të gjerë në trajtimin e problematikave që kanë të bëjnë me përhapjen e sëmundjeve infektive. Për Ebolën pavarësisht se ka fatalitet të lartë, mund të shkojë deri në 90 % është më e thjeshtë të parandalohet si infeksion sesa gripi, sepse rruga e transmetimit është përmes mukozave, lëkurës, nëse ka dëmtime të lëkurës. Është lehtësisht e parandalueshme me masa të thjeshta. Këtë jemi duke bërë", tha Rrjepaj.
 
Por për të shmangur çdo rast hipotetik, zëvendësministri Rrjepaj i bëri apel qytetarëve që kanë udhëtuar jashtë vendit, në rast se kanë shenja të virozëve të stinës të paraqiten për ndihmë mjekësore në spital.

“Nëse kanë familjarë që kanë udhëtuar jashtë që kanë të vjella temperaturë, probleme të rrugës së sipërme respiratore apo shenja te virozave te stines, ta çojnë pranë mjekut, të kërkojnë ndihmë”, tha Rrjepaj.
 
Duke iu referuar dyshimeve për një rast me Ebola në shtetin fqinj të Maqedonisë, Rrjepaj tha se ky rast po ndiqet me kujdes edhe nga Ministria jonë e Shëndetësisë.
 
Po ashtu, zëvendësministri i Shëndetësisë foli për vëmendje të veçantë edhe ndaj të gjithë besimtarëve myslimanë të cilët janë kthyer nga haxhi në Mekë. Ai tha se ka bashkëpunim me Komunitetin Mysliman dhe deri më tani në vendin tonë nuk ka asnjë rast të dyshuar me virusin Ebola.

Simptomat e para të etheve hemorragjike “Ebola” janë jo-specifike dhe përfshijnë zakonisht: temperaturë, dhimbje të fortë koke, dobësi, vjellje, diarre, dhimbje gastrike, ulje oreksi, dhimbje kyçesh dhe muskujsh. Me ecurinë e sëmundjes, pacientët mund të zhvillojnë simptoma të tjera të tilla si njolla në lëkurë, skuqje të syve, lemzë, dhimbje fyti, kollë kompulsive të thatë, dhimbje gjoksi, hemorragji si brenda dhe jashtë trupit, vështirësi në gëlltitje dhe frymëmarrje.Të gjithë qytetarët që kthehen nga udhëtime jashtë vendit dhe kanë këto simtoma duhet të konsultohen me mjekun.

Për sa i përket  rastit të dyshuar me Ebola në Maqedoni pritet që në mbrëmje të dalin rezultatet e analizave që po kryhen në Gjermani.Të dhëna të OBSH-së tregojnë një numër në rritje të rasteve me Ebola në total 8033 prej të cilëve 3865 të vdekur nga ky virus.

Me poshte, deklarata e plote e zevendesministrit, me detaje per masat dhe simptomat e prekjes nga ky virus

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët