Ayla Kirsine, vajza nga Norvegjia ka një llogari të vetën në Instagram ku poston video mjaft të çuditshme. Ajo nuk ecën si një njeri normal, por i pëlqen të vrapojë nëpër fusha apo në rrugë si kalë. Ayla ka treguar se nuk e pengojnë sytë e njerëzve që e shikojnë teksa ushtron këtë hobi të pazakontë.
‘Këtë gjë e kam bërë që kur isha 4 vjeç. I adhuroja qentë dhe doja të isha një qen’- ka thënë Ayla për Daily Star.
Për të gjithë që e njohin, Ayla është një person që ka kaluar shqetësime të forta pasi mësoi se ishte prekur nga kanceri në lëkurë. Ajo e mbylli llogarinë e saj në instagram dhe tani u rikthye sërish.


Komento
Komente








