Bernie Ecclestone nuk do të jetë më në bordin drejtues të Formula 1. Vendimi i bosti të Formula 1 erdhi pasi drejtësia gjermane informoi për nisjen e një procesi penal kundër 83 vjeçarit për korrupsion.
Bernie Ecclestone do të gjykohet mbi bazën e dyshimeve që ai korruptoi një bankier gjerman, duke i paguar 45 milionë dollarë Gerhard Gribkovskyt.
Sipas akuzës, Ecclestone i dha paratë bankierit për të siguruar mbështetjen e bankierit në mënyrë që të drejtat televizive të Formulës 1 t'i shkonin një grupi që dëshironte 83 vjeçari.
Në deklaratën për shtyp të lëshuar, theksohet se pavarësisht tërheqjes nga bordi drejtues, Ecclestone do të vazhdojë të kujdeset për interesat e tij në Formulën 1.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com