Ecja 1.700 hapa në
ditë “largon” vdekjen

Ecja 1.700 hapa në <br />ditë “largon” vdekjen
TIRANE - Që lëvizja është e mirë për shëndetin nuk është ndonjë gjë e re, atë e dimë të gjithë. Por pak kush e di se sa e shëndetshme është ecja e përditshme dhe sa mund t`ia zgjasë ajo njeriut jetën.

Për të gjetur përgjigjen, profesori gjerman Ingo Froböse nga Qendra për Shëndet e Shkollës së Lartë gjermane të Sportit në Köln (ZfG) ka bërë disa hulumtime.

Si rezultat, ai ka arritur në konstatimin se njerëzit që për çdo ditë kanë bërë nga 1.700 hapa, në etapa që zgjasin së paku nga 10 minuta, “e shtyjnë” vdekjen për 12 për qind më tutje se të tjerët që janë pasivë.

Ndërsa ata që bëjnë 3.000 hapa në ditë, janë madje për 20 për qind më pak të rrezikuar nga vdekja.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 23.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz