"Eco Fashion show", veshje e 
aksesorë me materiale të ricikluara

aksesorë me materiale të ricikluara">
Nxënës të shkollave të ndryshme, artistë, studentë e sipërmarrës ekologjikë, treguan sot përmes një sfilate sesi dashuria për natyrën dhe kreativiteti mund t’i transformojë mbetjet në Art.

Cd të vjetra, gota plastike, gazeta, e materiale që më shumti përfundojnë në kosh u shfaqën në sfilatën e “Eco Fashion Show” në formën e fustaneve, kapeleve, kostumeve etj. Kureshtarë e dashamirës të artit dhe mjedisit, pritën orën 18:00, derisa tek ‘’Reja’’ u shfaqën veshjet dhe aksesorët me materiale të ricikluara.

Rajmonda Zajmi, themeluesja e Eco Alternative Arts, entuziaste për pjesëmarrjen në rritje nga viti në vit tha se këtë herë përfshirja e studentëve të modës dhe tekstilit ishte një arritje.

"Janë ata që do të jenë inovatorët e tekstileve të reja, e modeleve të reja. Janë ata që nesër pasnesër do të dizenjojnë pëlhura ose materiale, të cilat duhet të jenë miqësore me mjedisin, mos të kenë kimikate dhe të mos kenë materiale të cilat ndotin mjedisin", u shpreh Rajmonda Zajmi.

Modelet e “Eco Fashion Show”, teksa prisnin në radhë për të treguar kostumet e punuara me dashuri, ndanë me të pranishmit mesazhe të rëndësishme.

"Me këtë fustan dua të tregoj që të riciklojmë sa më shumë të mundemi.
Gjërat që nuk na duhen mund ti përdorim prapë.
Mjedisi duhet të jetë gjithmonë i pastër, pasi askujt nuk do ti pëlqente të shkelte mbi mbeturina.
Ka njëqind mënyra për të ricikluar, edhe për ta mbrojtur mjedisin, përpara se ta mbushim me plehra", u shprehën modelet e
“Eco Fashion Show”.

Në aktivitet nuk munguan as të huajt, që ashtu si Auxane, e cila vjen nga Franca.
 
“Më pëlqejnë këto aktivitete sepse e venë theksin tek diversiteti. Këtu mund të takosh amerikanë, francezë, shqiptarë, përmes modës dhe kreativitetit tregojnë dashurinë për mjedisin’’, shprehet ajo. 

Sfilata e “Eco Fashion Show” u realizua për të pestin vit radhazi, duke dhënë mesazhin se mjedisin duhet të dish ta duash,por mbi të gjitha të dish ta mbrosh.

[gallery]22481[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Salianji në burg/ Avokati Edmond Petraj: Është viktimë e klaneve brenda PD-së! Aludohet se ka pasur pjesë edhe SHIK i atëhershëm i Berishës

Salianji në burg/ Avokati Edmond Petraj: Është viktimë e klaneve brenda PD-së! Aludohet se ka pasur pjesë edhe SHIK i atëhershëm i Berishës