Një 8-vjeçare siriane tashmë do ecë. Vajza e quajtur Maja Merhi, ka lindur pa këmbë për shkak të një problemi gjenetik. Ajo u fotografua në një kamp refugjatësh në Idlib, me një sajesë në vend të këmbëve. 8-vjeçarja Maja, kishte vendosur kuti konservash, në mënyrë që të arrinte të ecte deri në klasat e kampit.
Interneti bëri mrekullinë për Majën, fotografitë e të cilës u shpërndanë në rrjet dhe më pas erdhi dhe oferta nga një spital turk në Stamboll.
I ati, vuan nga e njëjta sëmundje si e bija. Ai i kishte krijuar asaj disa proteza me kuti konservash për të mos u çarë. Mjeku Mehmet Zeku Çulçu, ka thënë se vajza do ecë brenda 3 muajsh falë ndërhyrjes që do t’i bëhet në këmbët e saj.
Komente












