Eda Zari do të performojë me
Goran Bregovic në Bruksel

Eda Zari do të performojë me <br />Goran Bregovic në Bruksel
Festivali “Trafiku i traditës ballkanase muzikore” në Bruksel sivjet sjell edicionin e tij të shtatë.

Nga datat 17-21 prill Qendra e Arteve të Bukura të Brukselit kthehet në një festival të vërtetë, me një shpalosje të zhanreve të ndryshme muzikore, përfshirë këtu traditat lokale, xhezin, rokun dhe bendet bashkëkohore.

Më datë 20 prill, mes performancave të Goran Bregoviç apo Imam Baildit, do të performojnë edhe këngëtarja Eda Zari dhe grupi muzikor nga Kosova “Jericho”. Zari përshkruhet si një nga risitë e festivalit me një kërcim nga modernia dhe tradicionalja shqiptare përzier me xhezin etnik.

Në kuadër të festivalit, Bregoviç do të sjellë këngë nga albumi i tij më i ri “Champagne for Gypsies”, ndërsa ansambli Al Kindi, me përbërje siriane dhe turke do të eksplorojë trendet dhe traditën e vjetër të muzikës otomane dhe asaj arabike.

(Dhu.Ha/ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Izraeli paralajmëron luftë ndaj Hezbollahut/ Kabineti i Sigurisë i jep ‘Ok’ Netanyahut për hakmarrjen për Golanin

Izraeli paralajmëron luftë ndaj Hezbollahut/ Kabineti i Sigurisë i jep ‘Ok’ Netanyahut për hakmarrjen për Golanin