Eda Zari, rikthehet në Prishtinë
me ekspozitë dhe koncert

Eda Zari, rikthehet në Prishtinë<br />me ekspozitë dhe koncert
Pas 5 vitesh, artistja e mirënjohur Eda Zari do të kthehet me një ekspozitë në Prishtinë titulluar “Inside of Outside”(Brendia e së jashtmes). Në një instalacion artistik ndryshe nga të tjerat, Eda do të ekspozojë katër cikle fotografish, ku mbizotëron fotografia bardh e zi.

Synimi i kësaj ekspozite njëkohësisht është që të promovojë peizazhin, vendet dhe njeriun në trojet Shqiptare, me tërë qetësinë, bukurinë, ashpërsinë, konfliktet, problematikat, nostalgjinë, mbarësinë – duke gjetur në formë homogjene një paralele të jetës me njeriun e botës përtej kufijve tanë.

Protagonist i kësaj ekspozite është përherë njeriu i cili transmeton, si i mbyllur brenda katër mureve por në raste të caktuara edhe në hapësirë, mesazhe sa metaforike po aq edhe paqe dhënëse. Gjatë ekspozitës do të performohet edhe instalacion muzikor, ndërsa ekspozita do të jetë e hapur prej 27 marsit deri më 2 prill në Teatrin Oda, Prishtinë.

eda zari

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com",versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf