Edea Demaliaj heq dorë nga gara
për 'Eurovision', hyn Orgesa Zaimi
Vetëm pak javë para festivalit është dorëhequr Edea Demaliaj, arsyet e të cilës nuk i bën të ditura. Sipas formulës së spektaklit e para në listpritje në këtë edicion ka qenë këngëtarja Orgesa Zaimi e cila garon për herë të parë për këtë trofe.
Festivali i 54-t i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, tashmë ka kaluar fazat e tij, për të mbërritur tek sfida e 30 këngëtarëve në skenën e fundvitit. Vetëm pak javë para festivalit është dorëhequr Edea Demaliaj, arsyet e të cilës nuk i bën të ditura. Sipas formulës së spektaklit e para në listpritje në këtë edicion ka qenë këngëtarja Orgesa Zaimi e cila garon për herë të parë për këtë trofe.
E kontaktuar nga “Shqiptarja.Com”, Orgesa Zaimi na tregon se është bërë pjesë e këtij festivali pasi ka kaluar të gjitha fazat dhe formulat që janë ndjekur ndër vite nga të gjithë drejtuesit e Festivalit të RTSH-së. “Unë nuk kam zëvendësuar askënd, jam bërë pjesë e këtij edicioni sipas të gjithë procedurave që ka ndjekur ky festival. Ka qenë pikërisht Drejtori i Festivalit, Martin Leka i cili më ka kontaktuar për të më thënë se kënga ime është e para në listpritje, duke u bazuar në të gjithë rregullat e këtij Festivali”, tregon Orgesa.
E lumtur që do të jetë pjesë e kësaj gare, Orgesa thotë se konkurron për herë të parë në Festivalin e RTSH-së, këngë e cila ka kaluar në të gjitha fazat që ky festival ka. Kujtojmë se, Orgesa Zaimi një zë tashmë të njohur prej vitesh në muzikën e rrymës së re në Shqipëri, ajo ka sjellë larmishmëri dhe ngjyra në këngë.
Festivali i këngës në RTSH do të mbahet në datat 25,26 dhe 27 dhjetor. Në dy netët e para do të degjohen nga 15 këngë, prej të cilave do të përzgjidhen 9 këngë për çdo natë. Në natën finale do të ketë 18 këngë. Organizatorët e festivalit kanë theksuar se në këtë ngjarje do të përfaqësohen të gjithë brezave të artistëve si kompozitorë, poetë, këngëtar, etj. Gjithashtu do të ketë dhe një larmi të madhe për sa i përket rrymave të muzikës së lehtë.
Fituesi i Festivalit të 54-t të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, do të marrë pjesë në Festivalin Europian të Këngës. Ky festival mbahet më 10,12 dhe 14 maj të vitit të ardhshëm në Stokholm të Suedisë.
(Orgesa Zaimi)(Edea Demaliaj)Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
22/2
Sondazhi i ditës:
PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
18.5%
-
Të gabuar
76.5%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 422
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vështirësi ekomomike dhe sfida në punë, çfarë kanë parashikuar yjet për sot
30 Shtator, 07:01
-
VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois
29 Shtator, 22:56
-
Napoli mund pastër Monzën dhe merr kreun e Serie A! Lazio ul me 'këmbë në tokë' Torinon, e mposht 2-3! Roma përmbys Venezian
29 Shtator, 22:46
-
Napoli merr kreun e Serie A, fiton 2-0 kundër Monzës
29 Shtator, 22:41
-
Himarë/ Nesër Vangjel Tavo bën betimin si kryebashkiak në mbledhjen e këshillit
29 Shtator, 22:19
-
Korçë/ Ekspozitë me ikonat e Diço Zografit, pasqyrojnë lidhjen mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
29 Shtator, 22:03
-
Ndryshime drastike në tregun e transferimeve, pesë ligat më të mëdha evropiane gjejnë dakordësinë
29 Shtator, 21:54
-
CDC: Vetëvrasjet në SHBA mbeten në nivelin më të lartë në histori
29 Shtator, 21:52
-
Mero Baze: Protestat, një 'rreshtore' e re për PD
29 Shtator, 21:29
-
Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në Esencë-Report Tv
29 Shtator, 21:07
-
Renditja/ Tirana fiton pas 138 ditësh, përmbys 2-1 Skënderbeun në kryeqytet! AF Elbasani i falet Lleshit në Ballsh
29 Shtator, 20:56
-
VIDEO/ Berisha ngatërrohet në Këshillin Kombëtar, nuk i ndahet shpirti nga Kuvendi Popullor
29 Shtator, 20:53